Lajme

Szunyog lavdëron FSK-në për ndihmën e dhënë në Turqi: Krenar të shoh Kosovën duke iu bashkuar BE-së

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 15 February 2023

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka lavdëruar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmën që po ofron në Turqi për të shpëtuar jetë, pas tërmetit shkatërrues që ndodhi ditë më parë.

Ai ka bërë të ditur se ushtarët e Kosovës deri tani kanë shpëtuar katër jetë, përfshirë dy fëmijë.

Szunyog tutje ka thënë se ndjehet krenar kur sheh Kosovën që i bashkohet Bashkimi Evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit.

-Advertisement-

“Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi gjatë dhjetë ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovën duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit”, ka shkruar ai në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera