Lajme

Sveçla: Së shpejti do të triumfojë rendi dhe ligji në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 02 January 2023

“Jam i bindur se rendi dhe ligji së shpejti do të triumfojnë edhe atje [në pjesën veriore të Kosovës]”.

Kështu i tha ministri kosovar i brendshëm, Xhelal Sveçla, medias zvicerane “20min.ch”, në një intervistë dhënë në stacionin policor të Mitrovicës më 30 dhjetor, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Pyetur nga media zvicerane se si e parasheh qeveria kosovare mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë, Sveçla fillimisht vlerëson se “ata s’e kanë të lehtë”.

-Advertisement-

“Sepse janë në presion të vazhdueshëm fizik, psikologjik dhe financiar nga organizatat kriminale nën kontroll të Beogradit. Por edhe nga organizata tjera kriminale në rajon”.

Sveçla, në anën tjetër, thotë se shteti kosovar “ofron instrumente të sundimit të ligjit që synojnë sigurinë e të gjithë banorëve”.

Por, përsëri, ministri thotë se janë “këto organizata kriminale që synojnë shtypjen e popoullatës lokale dhe veçanërisht zërave të drejtë dhe të pavarur”, përcjell Reporteri.net.

Por, konkludon ai në fjalinë përmbyllëse të tij, “jam i bindur se rendi dhe ligji së shpejti do të triumfojnë edhe atje [në pjesën veriore të Kosovës]”.

Ministri tha se është dëshirë e tij që Kosova fqinjësinë ta ketë demokratike.

“Kjo do ta bënte bashkëpunimin shumë më të lehtë”.

Serbia, sipas tij, është vendi rajonal “jodemokratik”.

“Në rastin e Serbisë, kemi të bëjmë me një qeveri që dëshiron shoqëri totalitare dhe që vazhdimisht intensifikon marrëdhëniet e saj me Rusinë”, tha mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera