Lajme

Suspendohet polici, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 14 February 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Novosellë të Pejës që dyshohet ta ketë shkaktuar një polic jashtë detyre i cili kishte qenë në gjendje të dehur.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes dy automjeteve civile ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private)”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar”.

-Advertisement-

 

“Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Novosellë të Pejës (në afërsi të terminalit doganor)”.

Policia ka njoftuar se është arrestuar zyrtari policor dhe me këtë rast është suspenduar nga puna.

“Pas veprimeve hetimore dhe pas alkool testit me dyshimin se ka kryer veprën penale [Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’ nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë”.

“Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera