Subvencionimi dyfishon hektarët e grurit nëpër arat e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus
19:33 | 12 November 2022
Tokat e punuara janë shtuar sivjet në Rimanishtë të Prishtinës.
Arat janë më të gjelbëruara me grurë të sapo mbjellë, kjo në krahasim me vitin e kaluar.
Gjithë kjo sasi e mbjellë, sipas bujkut Blend Rexha, po ndodhë për shkak të subvencionimit që Komuna ka bërë për këtë drithë.
Vetë Rexha, i cili ka planifikuar të mbjellë 14 hektarë me grurë, e konsideron të nevojshme mbështetjen.
“I kena mbjellë deri tasht 8 hektarë, jena tu e vazhdu hala mbjelljen por shkaku i kohës me shira kena pauzu. Te rendimenti i grurit, pasulit e patates pak ka pas dëme nga breshëri dhe fatkeqësitë natyrore”, tha Rexha për “Ju Flet Prishtina”.
Bujku thotë se problem këtë vit ka bërë edhe rritja e çmimeve të produkteve bazë për punën e tij.
“Mbjellim grurë, misër, speca, patate qepë domate dhe bëjmë kultivimin e perimeve në sera, rreth 25 hektar i kemi të mbjellura me të gjitha kulturat bujqësore”, shtoi më tej ai.
E pikërisht rritja e çmimeve dhe situata e luftës Rusi-Ukrainë nga e cila u paralajmërua mungesë e grurit, i shtyu komunarët t’i subvencionojnë bujqit kryeqytetas me 80% të kostos së drithit të mbjellë.
Plator Gërdovci, Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, tha për JFP se këtë Komuna e ka parë shumë të rëndësishme që të rriten subvencionet.
“Kur e kemi hap thirrjen e kemi pa që kërkesat menjëherë janë rritë sepse rreth 500 euro për hektarë ka qenë goxha shumë e konsiderueshme që i mbulon shpenzimet e fermerëve”, deklaroi ai.
Drejtori i Bujqësisë, tregon se vitin e kaluar kanë qenë rreth 550 hektarë me grurë, ndërsa sivjet sipas statistikave të para, sipërfaqet e të mbjellave janë dyfishuar.
“478 kërkesa i kemi pas këtë vit, përafërsisht 788 hektar të subvencionuar nga 50 ari deri në 2 hektar, por normalisht ne kemi bujq që mbjellin më shumë se kaq, andaj edhe e dimë që sasia e sipërfaqeve të mbjella është shumë më e madhe”, tha Gërdovci.
Sipas Gërdovcit, është formuar edhe komisioni që do të dalë në inspektime për të parë nëse përputhen kërkesat me të mbjellat në terren.

Të tjera
-
Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje
Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit t...
-
Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për trafiki...
-
Qeveria kalimtare s’i kalon Abdixhikut: PDK dhe AAK e refuzojnë me mirësjellje, kërkojnë qeveri të ish-opozitës
Vetëvendosja nuk ka numra për të zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuven...
-
Analistët: Vazhdimi i seancave çdo 48 orë, është absurd
Moskonstituimi i Kuvendit konsiderohet dështim i klasës politike. Sipas ish-g...
-
Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Varshavë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është...
-
“Hendeku është i madh”- Abrashi tregon pse nuk ka ofertë bashkëpunimi me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV2...
-
I dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së dërgohet në mbajtje për 48 orë
Gjatë ditës së sotme është arrestuari personi me iniciale B.K., në Podujevë, ...
-
Test nervash: Provoni ta dëgjoni Fitore Pacollin se pse duhet të votohet fshehtë Albulena Haxhiu
Ky nuk është lajm, por një testim nervash qytetarëve nga Fitore Pacolli në RT...
-
Dakaj: Opozita s’ka guxim, po e lë Kurtin të gabojë, por s’po e bënë vetë betejën
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë guxon poli...
-
Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë
Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave t...
-
Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar...
-
Këshilltari i Konjufcës e quan “hajvan”, Muharremi: A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar?
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar këshilltarit të ish-kryekuvendarit, G...