Lajme

Fillon zbatimi i projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Istogut

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 07 May 2025

Komuna e Istogut ka nisur zyrtarisht zbatimin e projektit “Rindërtimi i Kadastrit dhe Regjistrit të të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme”, me organizimin e takimit të parë publik informues me qytetarët në fshatrat Gurrakoc, Carallukë dhe Kashicë.

Në këto takime informuese të mbajtura sot me qytetarët, në prani të Kryetarit të Komunës së Istogut z. Ilir F. Ferati, drejtorit për Kadaster dhe Gjeodezi, z. Agon Dreshaj dhe përfaqësuesve të Agjencia Kadastrale E Kosoves, u diskutua rreth projektit në fjalë – një ndër projektet më të rëndësishme që po realizohet në komunën tonë.

Ky projekt i mbështetur financiarisht nga Banka Botërore dhe i zbatuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, po zhvillohet në koordinim të plotë me Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi të Komunës së Istogut.

-Advertisement-

Gjatë këtij takimi, qytetarët u njoftuan me fazat e projektit, përfitimet që do të sjellë në trajtimin e problemeve të trashëguara pronësore dhe me mundësinë për të bashkëpunuar në mënyrë aktive gjatë procesit. Ata patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të marrin sqarime të drejtpërdrejta nga përfaqësuesit të agjencisë.

Projekti synon të:

• Mundësojë rregullimin ligjor të pronave të trashëguara

• Ofrimin e shërbimeve gjeodezike falas për qytetarët

• Legalizim të objekteve

Kjo nismë përbën një hap të madh drejt krijimit të një sistemi të qartë, të saktë dhe transparent të pronësisë në komunën tonë.

Kryetari i Komunës Ilir Ferati, falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe për mbështetjen që po i japin këtij procesi të rëndësishëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera