Lajme

Kica-Xhelili: Paradite shpifni e fyeni LDK-në që pasdite e lusni me nderime

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 07 May 2025

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar mbi situatën e krijuar politike në Kosovë.

Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook iu drejtua Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke e pyetur: Çka po prisni nga ne nëse zgjidhjet tona nuk po ju përshtaten?

‘’Hekuran, zgjedhe more zotëri kryekuvendarin e qeverinë, kush po ju ndal? Çka po prisni nga ne nëse zgjidhjet tona nuk po ju përshtaten?Paradite shpifni e fyeni LDK-në që pasdite e lusni me nderime. As nuk kemi nevojë t’iu demantojmë më sepse ju përgënjeshtroni veten në sinkron.Qe 11 herë impononi kandidat të papranueshëm për Kryetar të Kuvendit, dhe interpretoni procese arbitrarisht.Flisni në përsëritje të mërzitshme se si numrat për qeveri i keni, por jo për Kryetar Kuvendi’’, ka thënë Kica-Xhelili.

-Advertisement-

Sipas saj Kosova është në krizë institucionale me Kuvend të bllokuar.

‘’Kosova është në krizë institucionale me Kuvend të bllokuar nga ju, çka e bën qeverinë tranzicionale zgjidhje pragmatike.Zgjedhjet e reja, të mbajtura kaq shpejt pas atyre të 9 shkurtit 2025, vetëm do t’a thellonin polarizimin politik dhe rrisin apatinë e votuesve, me të drejtë.Derisa ju bllokoni e shpërtheni në retorika banale, ne ofrojmë zgjidhje brenda kornizave realiste’’, shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera