Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike

Autori: Gazeta inFokus
23:03 | 07 May 2025
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për trafikim më substanca narkotike.
Siç njofton Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, operacioni është zhvilluar në dalje të autostradës “Arbër Xhaferi”, ku pas një plani të mirëorganizuar dhe veprimeve taktike në terren, janë ndaluar dy persona që po udhëtonin me një veturë nga drejtimi i Prishtinës në Ferizaj.
Gjatë kontrollit është konstatuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në disa paketime, mjete të tjera përkatëse dhe para të gatshme në valuta të ndryshme.
Në total janë sekuestruar rreth 1.659.80 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete, dy telefona mobilë, pajisje për ndarjen e lëndës narkotike, dhe një shumë prej 6 mijë e 265 euro para të gatshme.
“Bazuar në veprimet e mëtejme hetimore dhe dyshimet e ngritura, është kryer edhe kontroll në një lokacion banimi në Prishtinë, ku janë sekuestruar prova shtesë që lidhen me rastin, përfshirë substancë të dyshuar narkotike në sasi të konsiderueshme, pajisje për matje, material ambalazhues dhe para të gatshme. Të gjitha provat janë dokumentuar nga njësitë relevante të forenzikës. Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë”, shkruhet ndër tjerash në njoftim.

Të tjera
-
Kallas nga Tirana: Presim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka folur shkurt nga Tirana. Nga gazet...
-
Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i pret liderët e Evropës. Kjo në S...
-
Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
Policia e Kosovës ka raportuar se nje grua është zhdukur në Prishtinë. Vik...
-
Aksionet policore në veri, serbët protestojnë para sallës së sporteve
Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për ri...
-
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, ishte i dënuar me më shumë se tre vjet burgim
Një 54 vjeçar me inicialet A.I., që ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në ...
-
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami takohet me Richard Grenellin
Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është taku...
-
Rutte në Tiranë, takohet me Ramën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur këtë të enjte në ambientet e K...
-
Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës
Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në b...
-
Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët paralajmërojnë sot protestë
Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për ri...
-
Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi
Kompania serbe Sprocure, e cila u përfshi më 14 maj në paketën e 17-të të san...
-
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, Rama publikon pamjet nga ambientet ku do të zhvillohen takimet
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot në Tiranë nën moton “...
-
12.9 milionë ndjekës në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin
“Paqja qoftë me të gjithë ju!” – me këtë përshëndetje të thjeshtë, Papa Leo X...