Vuqiq udhëton për Moskë, vjen reagimi nga Presidenca

Autori: Gazeta inFokus
19:11 | 07 May 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkuar në Moskë, për të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq.
Gjithashtu, Vuçiqi ka planifikuar një takim dypalësh më 9 maj me presidentin rus, Vladimir Putin, sipas njoftimeve nga Kremlini.
Për këtë vizitë, ka reaguar Presidenca e Kosovës, duke thënë se udhëtimi i Vuçiqit në Moskë konfirmon lidhjen e tij ideologjike me regjim autokratik dhe agresor, si ai i Putinit.
Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka deklaruar se ky udhëtim është një shenjë e qartë e orientimit të Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike dhe një tregues i mundshëm i vazhdimit të veprimeve destabilizuese të Vuçiqit ndaj rajonit.
“Vizita e ish ministrit të Millosheviqit, Vuçiq në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike. Poashtu është tregues se Vuqiçi do të vazhdojë veprimet destabilizuese kundër rajonit tonë, me bekimin e Moskës.
Kjo vizitë le të shërbejë si një kambanë alarmi edhe për të gjithë ata përfaqësues evropian, të cilët mbështesin pakusht Vuçiqin me shpresën se ai do të kthehet kah perëndimi. Vuçiqi në Moskë e në shërbim të plotë të Putinit është edhe rezultat i politikave akomoduese, të cilat i përdorin shumë politikanë perëndimor ndaj tij, duke injoruar veprimet e tij destabilizuese ndaj fqinjve, të cilat i ngjajnë atyre të viteve të 90-ta”, ka thënë Kupina./

Të tjera
-
Kurti: Kosova me sfidë të dyfishtë, të sigurojë furnizimin energjetik sot – të përgatitet për të ardhme më të pastër
Sot u mbajt Forumi për Investime të Qëndrueshme, ku morën pjesë përfaqësues t...
-
Rrjeti i Prindërve Edukues i reagon British School of Kosova: Dështim institucional dhe moral
Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës ka reaguar ashpër pas një shkrimi ku nj...
-
Projekti historik i ushtrisë gjermane: Afër 5000 forca në krahun lindor të NATO-s
Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Disloki...
-
Serbia nxit alarm për Kosovën: Ushtria dhe policia marrin udhëzime të reja
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Millan Mojsilloviq, ka deklaruar ...
-
U kap duke gërmuar pa leje në Leposaviq/ Prokuroria ndalon mjetet motorike dhe hap rast penal ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar opinionin publik se ka ndërmarr...
-
I akuzuari Pantiq: Shpëtova mijëra shqiptarë më ’98-’99, bëra kompromis me 140 civilë që të mos vra*sim njëri-tjetrin
I akuzuari për krime lufte, Momir Pantiq deklaroi të enjten para Gjykatës The...
-
Masat e BE’së dhe Asociacioni, Kallas gazetarit në Beograd: S’komentoj para se të flas me Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për shtyp në Beogr...
-
KOMF nesër para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, nesër do të organi...
-
Muhaxheri për ofertën e Kurtit për koalicion: Kështu nuk shkon askush me të në koalicion
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri ka folu...
-
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në...
-
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beogr...
-
Takimi Kurti- Hamza, Gruda i PDK-së: Iu ka rënë të ulen bashkë, takimi s’ka përmbajtje politike
Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LVV-s...