FSK në “Qafë të Burrelit” për të kërkuar punonjësin që e mbuloi dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus
20:27 | 07 May 2025
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, nëpërmjet një mbledhjeje elektronike, kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Shqipëri, për të marrë pjesë në një operacion humanitar kërkim-shpëtimi.
Vendimi u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili sqaroi se kontingjenti i FSK-së do të angazhohet në ndihmë të autoriteteve shqiptare në zonën e “Qafës së Burrelit”, në Bashkinë Klos, ku ditët e fundit është shënuar një rrëshqitje masive dheu në ambientet e një fabrike që përpunon krom.
Ngjarja ka rezultuar me zhdukjen e një punonjësi, i cili dyshohet se është mbuluar nga dheu, teksa po kryente punën në kompaninë që operon në shfrytëzimin e mineralit në këtë zonë.
“Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent për operacionin humanitar kërkim-shpëtim,” shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale.
Ai shtoi se Kosova qëndron përherë pranë Shqipërisë dhe është në gatishmëri të asistojë në këtë operacion.

Të tjera
-
Shoku i Festim Isufit thotë se ky mund të jetë shkaku që e çoi drejt vdekjes dizajnerin
Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Kosovë, pasi dizajneri ...
-
Përmeti në momentet e fundit të numërimit, PS-ja kryeson me diferencë të thellë votash
Përmeti ndodhet në momentet e fundit të procesit të numërimit të votave. E...
-
Edhe Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të m...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
Muaji Maj vjen me surpriza të veçanta nga Comodita Home, destinacioni i parë ...
-
OSBE për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Proces konkurrues, por i zhvilluar në një klimë të polarizuar
Përfaqësuesja e OSBE-së deklaroi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në S...
-
Vjosa Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit, Presidenca: Po i presim konfirmimet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim liderët e partive poli...
-
PDK konfirmon se janë ftuar në takim nga Vjosa Osmani, tregojnë a do të marrin pjesë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ft...
-
Muharremi sërish me letër për Kurtin: Parandaloni rritjen e çmimit të energjisë – inflacioni do godasë rëndë ekonominë
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi i ka dërguar sot një letër publike Kryemi...
-
Numërohen mbi dy mijë kuti votimi – thellohet me 100 mijë vota diferenca mes PS-së dhe PD-së
Shqipëria të dielën e 11 majit, mbajti zgjedhjet parlamentare. Pas përfundimi...
-
Shpallen në kërkim dy persona në Tiranë, fotografuan fletët e votimit
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka...
-
Besnik Tahiri pritet nga Presidenti Begaj – në një postim tregon se çka e çoi në Tiranë
Nënkryetari I AAK’së Besnik Tahiri ka njoftuar se ka pasur sot një takim me P...