Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 07 May 2025
Parlamenti Evropian ka miratuar zyrtarisht një rezolutë për Kosovën, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) dhe duke bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke.
Rezoluta thekson se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për heqjen e këtyre masave.
Ajo gjithashtu bën thirrje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, proces që duhet të përmbyllet me një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.
Autori i draftit të rezolutës, eurodeputeti Riho Terras, theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta:
“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Këto kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte që mbështesin agjendën evropiane të Kosovës — prandaj duhet t’i japim fund sanksioneve dhe ta lejojmë Kosovën të ecë përpara me burimet që ne ofrojmë,” tha Terras.
Rezoluta mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, mbështet pranimin e saj në Këshillin e Evropës dhe pjesëmarrjen në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Ajo gjithashtu u bën thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë.
Një pjesë e veçantë e rezolutës i kushtohet situatës së sigurisë në veri të Kosovës, veçanërisht pas sulmit terrorist në Banjskë dhe incidentit në kanalin Ibër-Lepenc.
Parlamenti Evropian kritikoi Serbinë për dështimin në ndjekjen penale të autorëve të sulmit, përfshirë Milan Radoiçiq.
Paralelisht, u miratua edhe një rezolutë e veçantë për Serbinë, e cila kritikon ashpër lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë dhe përpjekjet për destabilizimin e rajonit.
Rezoluta bën thirrje për rishikim të ndihmës financiare të BE-së për Serbinë, nëse kjo e fundit vazhdon bashkëpunimin me Moskën.
“Deklaratat e udhëheqësve serbë në lidhje me integrimin në BE tingëllojnë gjithnjë e më pak bindëse — veçanërisht tani që ata planifikojnë vizita në Moskë dhe marrëveshje energjetike me Rusinë këtë javë,” deklaroi Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.
“Anëtarësimi në BE është një përgjegjësi, jo një alibi për t’i shpëtuar llogaridhënies.”
Rezoluta dënon gjithashtu të ashtuquajturën “politikë paqësimi” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë, duke i kërkuar Brukselit të mbajë një qëndrim më të qartë dhe më të vendosur në marrëdhëniet me Beogradin./Telegrafi.com

Të tjera
-
Gjinekologu Veliu u godit në kokë me një mjet metalik
Mbrëmë, rreth orës 21:30, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar nga një perso...
-
“Emocionalisht jam e vdekur”, historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj
Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musle...
-
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj sot...
-
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sul*me ndaj emigrantëve
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule t...
-
Deputeti kosovar në Zvicër pas intervistës së Kurtit në RTK: Ai ka përfunduar politikisht, tashmë ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë
Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Telev...
-
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit...
-
Gjithçka gati në “San Mamés” për finalen e madhe angleze të Europa League
Stadiumi “San Mamés” në Bilbao të Spanjës është veshur me ngjyrat e f...
-
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të...
-
Aksidentohet urbani i linjës së aeroportit, bllokohet trafiku tek Zona Industriale (PAMJE)
Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si...
-
Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë – E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar
Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publi...
-
Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’ua ndalojë mjetet partive nga Fondi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në ...
-
Policia nis hetimet për dje*gien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë
Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë...