Lifestyle

Studimi: Personat nën 25 vjeç larg alkoolit

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 10 October 2018

Të rinjtë në Britaninë e Madhe po i qëndrojnë larg alkoolit, thuhet në një studim të sapo publikuar.

Kërkuesit studiuan të dhënat shëndetësore të dekadës së fundit dhe arritën në konkluzionin se një e treta e personave të grupmoshës 16-24 vjeç në 2015-ën kishin deklaruar se nuk konsumonin alkool.

Shifra ishte një në pesë persona, në vitin 2005.

-Advertisement-

E pira pa kontroll gjithashtu ka pësuar një rënie; nga 27% në 2005-ën në 18% në 2015-ën, bazuar te të dhënat e Sondazhit të Shëndetit për Anglinë, raporton BBC.

Të paktën 10 mijë persona u anketuan, ndërkohë që rezultatet tregojnë qartë një ulje të qartë në konsumimin e alkoolit nga të rinjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera