Studimi i fundit kambanë alarmi për duhanpirësit!
Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 15 December 2022
Deri në fund të shekullit, duhani do të ketë vrarë një miliard njerëz. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në “The Lancet Public Health”, i cili analizoi zakonet dhe shëndetin e mbi 500,000 duhanpirësve kinezë në harkun e 11 viteve. Përveç rritjes së rrezikut të vdekjes së parakohshme, duhani do të rriste edhe rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh që prekin jo vetëm mushkëritë, por edhe organet e tjera të trupit.
Studimi përfshiu 512,000 të rritur të moshës 30 deri në 79 vjeç, prej të cilëve 210,000 burra dhe 302,000 gra, të cilët ishin rekrutuar midis viteve 2004 dhe 2008 dhe të ndjekur për një mesatare prej 11 vjetësh, nga dhjetë zona të ndryshme urbane dhe rurale në Kinë. Nga të gjithë pjesëmarrësit, një në tre, kishte pirë duhan rregullisht të paktën në një moment të jetës së tyre. 1.14 milionë raste të reja të sëmundjes u diagnostikuan gjatë studimit dhe gati 50 mijë pjesëmarrës humbën jetën.
Nga të gjitha 85 shkaqet e vdekjes dhe 480 sëmundjet e studiuara, duhani ishte një faktor rreziku për 22 shkaqe vdekjeje (17 për burrat dhe 9 për gratë) dhe 56 sëmundje (50 për burrat dhe 24 për gratë). Krahasuar me jo-duhanpirësit, duhanpirësit kishin një rrezik mesatarisht 10% më të lartë për të zhvilluar ndonjë sëmundje; nga 6% e diabetit në 216 % të kancerit të laringut. Problemi është më i madh te meshkujt kinezë, sepse ata normalisht pinë duhan gjithnjë e më shumë se gratë. Këta të fundit janë relativisht më të rrezikuar të vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe janë më të prekshëm ndaj efekteve të dëmshme të duhanit.
Pavarësisht gjinisë, duhanpirësit vdesin mesatarisht tre deri në pesë vjet më herët se jo duhanpirësit dhe ky hendek mes meshkujve pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, nëse nuk bëhet asgjë për të ndryshuar situatën. Rreth gjysma e meshkujve që fillojnë të pinë duhan para moshës 18-vjeçare përfundojnë duke vdekur nga duhani, nëse nuk e lënë duhanin përgjithmonë. Dhjetë vjet pas ndërprerjes së duhanit, rreziqet shëndetësore për ish-duhanpirësit janë të barabarta me ato të jo-duhanpirësve që nuk kanë pirë kurrë duhan.
Pirja e duhanit në Kinë është një problem shumë serioz. Rreth 40% e duhanit në botë pihet nga kinezët, pothuajse ekskluzivisht nga burrat. Rikujtojmë, se Zelanda e Re ka miratuar një nga ligjet më të ashpra në botë kundër pirjes së duhanit, i cili gradualisht do të ndalojë gjithnjë e më shumë njerëz që të blejnë duhan. Kjo do të thotë se kushdo i lindur më ose pas 1 janarit 2009 (aktualisht ata që i afrohen ditëlindjes së 14-të dhe më të vegjël) nuk do të mund ta blejnë kurrë atë. Teorikisht, dikush që dëshiron të pijë cigare pas 50 vjetësh do të duhet të provojë se është të paktën 63 vjeç.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...

































