STUDIMI / Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin
Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 03 May 2017
Një grup besimtarësh dhe një grup ateistësh iu nënshtruan një eksperimenti që zbuloi se emocionet ishin njësoj të larta kur bëhet fjalë për të sfiduar fuqinë mbinatyrore.
Mendjet dhe zemrat e ateistëve duket se nuk reagojnë njësoj. Ky është konkluzioni i një studimi të i kryer në Finlandë. Zbulohet se ateistët bëhen shumë emocionalë, po aq emocional kur bëhet fjalë për të sharë Zotin sa edhe besimtarët.
“Rezultati nënkupton se sjelljet e ateistëve kundrejt Zotit janë ambivalente dhe se besimi i tyre i hapur është në konflikt me reagimin e tyre emocional”. Ky është konkluzioni i skuadrës kërkuese të Universitetit të Helsinkit, drejtuar nga psikologia Marjaana Lindeman. Studimi është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare për Psikologjinë e Religjionit.
Lindeman dhe kolegët e saj përshkruajnë dy eksperimente në shkallë të vogël. I pari analizoi 17 finlandezë të rekrutuar përmes internetit, të cilët shprehën nivel të lartë besimi ose mosbesimi te Zoti.
Ata lexuan me zë të lartë një seri deklaratash, ndërsa reagimi i trupit të tyre mbahej nën kontroll përmes elektrodave që iu ishin vendosur në dy prej gishtave të tyre.
Disa nga deklaratat qenë sfida të hapura ndaj hyjnisë të llojit “Nëse ekziston, Zoti le t’i bëjë prindërit e mi të mbyten”. Të tjerat qenë po kaq shqetësuese, por nuk përfshinin referencë për Zotin. “Është mirë të shkelmosh një kone në surrat”. Kishte edhe deklarata krejtësisht neutrale dhe joagresive të llojit “shpresoj që sot të mos bjerë shi”.
Reagimi trupor i të dyja grupeve ndoqi të njëjtën rrugë. Si besimtarët, ashtu edhe jobesimtarët, reagonin shumë kur vinte puna për të sfiduar besimin te Zoti apo ndaj deklaratave të tjera të pakëndshme si dhe reagonin më pak për deklaratat joagresive.
Në krahasim me ateistët, besimtarët thanë se ndiheshin më shumë të sikletosur kur recitonin sharjet ndaj Zotit. Por reagimi emocional i mbledhur përmes vibrimit të lëkurës zbuloi se në fakt ata qenë njësoj, në të njëjtin nivel. Kjo do të thotë se ateistët kishin më shumë emocione kur talleshin me Zotin se sa raportonin me fjalë.
Natyrisht, ndoshta nuk ishte prania e Zotit, por më së shumti pjesa tjetër e deklaratës, si p.sh. vdekja e prindërve, që solli reagimin emocional të ateistëve.
Eksperimenti i dytë u dizenjua për të testuar këtë hipotezë. Në këtë eksperiment morën pjesë 19 ateistë finlandezë, në një variant më të gjerë të eksperimentit të parë. Aty u përfshinë dhjetë deklarata shtesë variancë të talljes me Zotin, ku përjashtohej përmendja e çdo force mbinatyrore. Për shembull, ata deklaruan “nëse Zoti ekziston, atëherë ai le t’i kthejë të gjithë miqtë e mi kundër meje”, si dhe “uroj që të gjithë miqtë e mi të kthehen kundër meje”.
Rezultati ishte që ateistët treguan nivel më të lartë të reagimit emocional kur lexonin deklarata në lidhje me Zotin se sa kur lexonin fjali pothuajse identike, por pa sfidë ndaj Zotit.
Për kërkuesit, kjo tregon se “edhe ateistët kanë vështirësi kur vjen puna për t’u tallur me Zotin dhe fuqinë për t’i bërë keq të dashurve të tyre”.
“Ka së paku katër shpjegime potenciale për këto gjetje”, shkruan Linderman dhe kolegët e saj. Më i thjeshti dhe më provokativi është se besimet eksplicite të ateistëve mund të ndryshojnë nga reagimet implicite që ekzistojnë jashtë së vetëdijshmes.
Por edhe shpjegime të tjera janë po kaq të mundshme. Për shembull, ateistët mund të kenë reaguar për shkak se e ndiejnë se për të tjerët, miqtë apo familjarët e tyre, me Zotin nuk mund të tallesh. Në mënyrë alternative, ata mund ta kenë gjetur idenë e Zotit absurde, gjë që i ka shkaktuar një nivel emocional më të lartë.
Në fund, kërkuesit vërejnë se “megjithëse ateistët nuk besojnë te Zoti, ata mund të jenë ndikuar nga besimet e tyre të mëparshme”. Ata e mbështesin këtë me një studim të vitit 2006, që zbuloi se tre të katërtat e ateistëve në SHBA kanë qenë më parë besimtarë.
Në fund, konkluzioni më provokativ është që ndoshta, edhe për ateistët e bindur, sfida e hapur ndaj Zotit përbën një problem.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...