Ekonomi

Studentët si pranon Stacioni i Autobusëve

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 04 April 2018

Doruntina Stojkaj, mezi është futur në peronin ku po e priste autobusin për Pejë. Kartela studentore, nuk po i kryente punë edhe pse studentët janë të liruar nga pagesa në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës.

Përveç pagesës për biletë të autobusit për në qytetin e tyre, studentëve u duhet të paguajnë 10 cent edhe për hyrjen në Stacion.

Personi i cili i pranon pagesat nga udhëtarët i kishte thënë Stojkajt se ” sot hera e fundit se nga java tjetër nuk jeni të liruar më”.

-Advertisement-

Ndryshe nga cfarë ndodhë në praktikë, Shqipe Durmishi, ushtruese e detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Stacion thotë se studentët me kartela studentore janë të liruar nga pagesa.

“Nga kjo pagesë lirohen disa prej kategorive në Kosovë si: Invalidët, studentët të cilët posedojnë kartelë studentore, invalidët e luftës që posedojnë kartelë nga shoqata si dhe udhëtarët që posedojnë kartela mujore nga transportuesit”, ka thënë Durmishi për Infokusin.

Ajo duket se nuk është e informuar se çfarë ndodhë në ndërmarrjen të cilën e drejton.
Studentët, vazhdojnë të paguajnë për të hyrë në stacion.

Një pjesë e madhe e tyre, për ti ikur pagesës presin në dalje të stacionit.

Durmishi mohon se kjo nuk ndodhë shkaku i ikjes nga pagesa. Ajo këtë e arsyeton si shprehi të qytetarëve të hipin në transporte publike aty ku e kanë më afër dhe vend e pavend.

Ndërkaq, këto pagesa kanë filluar të zbatohen nga shtatori i vitit të kaluar dhe se që nga atëherë një pjesë e këtyre mjeteve sipas Durmishit shkon për letër shprenzuese si printime, një përqindje për paga të punëtorëve si dhe pjesa tjetër gjendet në llogarinë bankare të Ndërmarrjes./Infokusi.com/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy