Kupa e Botës 2022

Statistikat nga faza e grupeve: Asnjëra kombëtare nuk arriti tri fitore

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 03 December 2022

Mbrëmë mori fund faza e grupeve në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar.

Çka bie në sy është fakti që asnjëra nga 32 kombëtaret nuk ka arritur të shënojë tri fitore nga tri ndeshjet e fazës së grupeve.

Holanda, Anglia dhe Maroko janë skuadrat që e mbyllën fazën e grupeve me më së shumti pikë, nga shtatë secila.

-Advertisement-

Ndërkohë, Anglia dhe Spanja e kishin sulmin më të mirë, me nga nëntë gola të shënuar, me një mesatare prej tre golave për ndeshje.

Me vetëm nga një gol të shënuar në fazën e grupeve ishin: Katari, Uellsi, Tunizia, Danimarka dhe Belgjika. Asnjëra nga këto ekipe nuk u kualifikua tutje.

Mbrojtjen më të mirë e kishin Holanda, ShBA-ja, Tunizia, Maroko, Kroacia dhe Brazili, të cilat pranuan vetëm nga një gol në tri duelet e fazës së grupeve.

Mbrojtjen më të dobët e pati Kosta Rika, që në tri ndeshje pësoi 11 gola.

Kanadaja dhe Katari janë dy kombëtaret e vetme që e mbyllën fazën e grupeve me zero pikë.

Mbappe, Morata, Gakpo, Rashford dhe Valencia janë pesë futbollistët që prijnë në listën e golashënuesve me nga tre gola.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy