Sport

Sot është dita e stadiumit “Fadil Vokrri”, është dita e sfidës së Superkupës, Drita-Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 13 August 2018

Sot stadiumi “Fadil Vokrri” hap dyert për herë të parë. Drita dhe Prishtina do të përballen në takimin e Superkupës.

Gjilanasit do të luajnë sonte për trofeun e parë të tillë në histori të klubit, ndërsa prishtinasit për atë numër 10.

Sfida fillon sonte prej orës 20:00.

-Advertisement-

Kjo është hera e parë që stadiumi “Fadil Vokrri” hap dyert pas rinovimit që zgjati për më shumë se dy vjet.

Shpresojmë që stadiumi të jetë i stërmbushur dhe të ketë spektakël në tribuna.

Intelektualët kanë premtuar udhëtim masiv, derisa edhe Plisat kanë njoftuar që interesimi i tifozëve të Prishtinës është shumë i madh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera