Skuadra turke e futbollit ndërron 18 lojtarë me 10 dhi për të mbajtur klubin

Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 16 August 2018
Mënyrat për të sponsorizuar një klub janë të shumta, por që një ekip futbolli të mbahet nga të ardhurat e shitjes së qumështit duket e pabesueshme. Historia e veçantë vjen nga Turqia, me ekipin turk Gulspor që ka “ndërruar” kokë më kokë 18 futbollist me 10 dhi. Duket vërtetë e befasishme se si një klub do të mbahet nga këto 10 dhi, por drejtuesit e klubit e kanë idenë e qartë: Shesim qumështin dhe të ardhurat do të përdoren për të mbuluar nevojat prioritare të klubit.
Presidenti i ekipit, Kenan Büyükleblebi tha se ai nuk ishte një investitor qeveritar apo sponsorizues për të rinjtë turq që performonin në ligat më të ulta.
“Duhet të kemi të ardhura të vazhdueshme”, tha Büyükleblebi për CNN Turkey. “Fondet janë të mbingarkuara për shkak se nuk ka asnjë qeveri apo grup mbështetës koorporativ për klubet tona. Ne kemi nevojë për të marrë më shumë investime për fëmijët “.
Me shitjen e futbollistëve klubi fitoi 15,000 lira turke (pothuajse 2,600 dollarë) dhe planifikon të ketë rreth 5,000 lire ($ 863) fitim nga shitjet e qumështit për të mbuluar shpenzimet e klubit.
“Kemi 10 dhi. Do të jetë një burim i të ardhurave për të rinjtë, “-tha Büyükleblebi, duke shtuar se ai veproi në interes të ekipit. “Ne mendojmë se dhitë mbarështuese janë fitimprurëse. Ne i kemi blerë ato për të rritur lojtarë që kemi këtu dhe për t’i bërë ata më të mirë. Presim që të kemi fitim 4,000-5,000 lira. Në të njëjtën kohë, numri i dhive do të rritet. Në fund të gjashtë viteve, ne jemi duke planifikuar të kemi 140 dhi, çka do të sillte dhe më shumë të ardhura për klubin “-shtoi ai.
Baza e klubit është në qytetin e Isparta dhe Gülspor është një nga klubet më të vjetra në Turqi, e themeluar në vitin 1954.

Të tjera
-
Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë...
-
Tre policët në Klinë arrestohen për dhunë ndaj një të dyshuari
Pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, Prokuroria Themelore në P...
-
Momenti kur policët keqtrajtojnë të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendim...
-
Ndalohet importi i gjedheve nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes së lëkurës, nga AUV thonë se në Kosovë nuk ka rrezik
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur masën e ndalës se pë...
-
Një variant i ri i Covid po përhapet në Evropë me simptomë të veçantë
Një variant i ri i Covid-19, i njohur si Stratus (më parë Xfg), po përhapet m...
-
Isa Mustafa: Aktgjykimi i Kushtetueses i qartë – Asnjëra palë s’i kanë numrat për të qeverisur, duhet zgjidhje për zgjedhje
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më ...
-
Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në Gjermani
13-vjeçarja nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila ishte raportuar e zhdukur në qy...
-
Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodur sot rreth orës 12:0...
-
Lot krokodili nga Hekuran Murati për Prishtinën: Albin Kurti dhe Qeveria e tij kurrë nuk rishikuan buxhetin që 5 vjet
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar të hedh akuza nda...
-
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin...
-
“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Deputeti i LDK-së, Paris Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën...
-
Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike ...