Lajme

“S’kanë lidhje me ekonomi”, Hekuran Murati i kundërpërgjigjet deklaratave të Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 15 June 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar deklaratat e Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut ku i kërkuan heqjen e akcizës së naftës për një periudhë të caktuar, raporton GazetaBlic.

“Po mos t’i njihja, do të thosha që nuk kanë lidhje me ekonomi. Nuk vyn shumë shkollë në ekonomi që është paradoks për të kërkuar me i ul të gjitha taksat dhe të hyrat e shtetit, e në anën tjetër me kërku me i rrit shpenzimet.Çdo familjar e kupton që me e ul rrogën e me i rrit shpenzimet është bankrotim, e këtë po e kërkojnë këta”, tha Murati.

Murati thotë se nëse një gjë e tillë ndodh, do të ketë efekt vetem 2-3 ditë.

-Advertisement-

“Duhet të trajtojmë se çfarë efekti kanë dhe a do të kishin me të vërtetë përfitim për qytetarët. Ulja e akcizës mundet të ketë efekt 2-3 ditë pastaj do të kenë fitim vetëm tregëtarët”, tha ai në DebatPlus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera