Fokus

SKANDALOZE: Kur Albin Kurti u kërkonte qytetarëve të mbuloheshim me qebe, KEK-u i shiste rrymë GEN-it 105€

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 27 April 2022

Në kohën kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti i kërkonte qytetarëve të Kosovës të ngroheshin me qebe për të kursyer energjinë elektrike, sepse siç thuhej, çmimet kishin shkuar deri në 600 euro për megavat orë energji elektrike, në të njëjtët kohë Korporata Energjetike e Kosovës i shiste rrymë kompanisë GEN me zyre në Beograd e Shkup me çmim prej vetëm 105 euro megavatin.

GEN është kompania e cila u përfshi në skandalin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i afërt me kryeministrin, Albin Kurti dhe partinë e tij.

Në bazë të dokumenteve të siguruara nga Gazeta Infokus, për 7 muaj, KEK-u bëri pazare me kompaninë GEN, për hiq më pak se 11.8 milionë euro me Kosovën.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Zbulohen fakte të reja, kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn për 7 muaj bëri pazare 11.8 milionë me Kosovën

 

Çmimi më të cilën i kishte shitur energji elektrike KEK-u kompanisë GEN, ka variuar nga 60 euro, çmimi më i lirë për megavat orë energji elektrike e deri në 190 euro çmimi me i lartë për megavat. Me këtë çmim prej 190 eurosh është shitur energjia elektrike në muajin tetor.

E një fakt i çuditshëm nga dokumentet e siguruara nga Gazeta Infokus, është çmimi i shitjes së energjisë elektrike në muajin dhjetor, kur Kosova pati krizën me të madhe energjetike ndonjëherë.

Në këtë periudhë KEK-u i kishte shitur kësaj kompanie energji me vetëm 105 euro për megavat.

Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që ka siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.

Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.

Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20 % të nga totali i shitjes.

Në muajin shkurt të këtij viti, kryeministri Albin Kurti derisa fliste për krizën energjetike pati deklaruar së çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro.

“Sidoqoftë tash importi i energjisë elektrike ka rënë dukshëm, dikur ishte mbi 6 gigavat orë në ditë tash është nën 3 gigavat orë në ditë. Edhe çmimet nuk janë sikurse të fundit të dhjetorit kur në bursën ndërkombëtare çmimi i një megavat orë pat hipur edhe në 515 euro. Pra tash është zbutuar ca situata por unë i lus të gjithë qytetarët e republikës që sa më shumë ta kursejnë energjinë elektrike”, ka thënë Kurti.

Kompani tjera me të cilat KEK-u ka bërë tregti  gjatë këtyre 7 muajve të vitit 2021 janë edhe, HSE, DANSKA, ENER, NOA, NOA KOSOVA, MCM, RENRGY TRADING GROUP SH.P.K.

/GAZETA INFOKUS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera