Lajme

Sipas ligjit, kush mund ta zëvendësonte Osmanin sa ishte për operim në Turqi?

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 08 May 2022

Gazeta turke “Hurryiet” ka shkruar se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antalia të Turqi, për heqjen e kilogramëve, ku sipas këtij shkrimi ajo ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, derisa pas operacionit gastrektomik, ajo është kthyer në Kosovë.

Operacioni të cilit i është nënshtruar Osmani, sipas gazetës “Hurryiet” ndihmon në heqjen e përafërsisht 80 përqind të kilogramëve.
E gjatë kohës kur e para e shtetit ka qëndruar në Turqi, detyrat e postit të saj si presidente, nuk i kanë kaluar askujt.

Presidenca e Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë sqarim rreth kësaj çështjeje, si dhe nuk dihet se sa qëndrojnë raportimet e gazetës turke. Por një gjë që dihet është se edhe rastet si ky i Osmanit parashihen me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Neni 9-të i këtij ligji thotë se në rast te presidenti i vendit nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë, atëherë mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij, kryeparlamentarit.

Në këtë rast, ai do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Sipas këtij neni, urdhëri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë arsyet dhe kohëzgjatjen e bartjes së përgjegjësive, nëse ka njohuri për to.

Ligji parasheh se Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit, kur ky i fundit kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë e tij.

“Presidenti mund të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive edhe para skadimit të afatit të cilin e ka dhënë për bartjen e përgjegjësive tek Kryetari i Kuvendit, kur ai/ajo konsideron se arsyet që kanë shkaktuar mungesën e përkohshme kanë pushuar së ekzistuari”, parashihet tutje në këtë ligj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera