Lajme

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së letër deputetëve: Televizioni publik në gjendje të rëndë financiare, mbështeteni

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 19 December 2022

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së i ka dërguar sërish letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me kushtet dhe buxhetin tepër të vogël të RTK-së, raporton Gazeta Blic.

Përmes kësaj letre, Sindikata ka pyetur deputetët se a e kanë në plan ta mbështesin televizionin publik dhe çfarë planesh kanë.

SPERTK ka thënë se buxheti i ndarë aktualisht, është kolapsim i televizionit të vetëm publik në vend, me të cilin

-Advertisement-

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së pamundësohet funksionimi i RTK-së, ndërsa nuk mund të flitet për investime e emisione të reja.

Sindikata ka bërë thirrje që të mbështet RTK me buxhet, pasi është në gjendje të rëndë financiare.

“Neve si Sindikatë e Punëtorëve nuk na mbesin rrugë të tjera për ta mbrojtur RTK-në dhe punonjësit e saj, përveç përmes rrugëve ligjore si grevat e protestat”, thuhet ndër të tjera në letër.

Kryesia e SPERTK-së

Letër drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Të nderuar deputetë, po ju shkruajmë për të satën herë si Sindikatë e Punëtorëve, në lidhje me kushtet dhe buxhetin tepër të vogël të RTK-së.

Si përfaqësues të punëtorëve të RTK-së, ju bëjmë thirrje që ta ktheni buxhetin e mediumit publik në lartësinë siç ka qenë para dy vitesh, jo pse është i mjaftueshëm për RTK-në, por buxhetin që e keni ndarë aktualisht, është kolapsim i televizionit të vetëm publik në vend.

Tash e 23 vjet, asnjëra legjislaturë nuk bëri zgjidhje të përhershme sa i përket financimit dhe pronës, përveç deklaratave, të cilat kanë mbetur të parealizuara deri më tani.

Sindikata ka një pyetje për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, a e keni në plan ta mbështesni televizionin publik apo çfarë planesh keni?

Me buxhetin e ndarë aktualisht pamundësohet funksionimi i RTK-së, e lëre më të flasim për investime e emisione të reja. Nuk ka shikueshmëri pa buxhet, s`ka programe e as teknologji të re.

Nuk ka televizion publik që mund të funksionojë pa financa dhe me buxhetin që funksionon RTK-ja.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ju bën thirrje që ta mbështesni me buxhet RTK-në, sepse është në gjendje të rëndë financiare. Duke e mbështetur me kthimin e buxhetit ashtu si çka qenë para dy vitesh, RTK mund të dalë nga kjo situatë e rëndë financiare. Disa herë ju kemi alarmuar që objektet ku ne punojmë janë të rrezikshme për shëndetin dhe në rrezik për t`u shembur.

Neve si Sindikatë e Punëtorëve nuk na mbesin rrugë të tjera për ta mbrojtur RTK-në dhe punonjësit e saj, përveç përmes rrugëve ligjore si grevat e protestat.

Andaj, ju bëjmë thirrje që ta korrigjoni buxhetin për RTK-në, në mënyrë që ajo ta marrë veten.

Me respekt,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë, 19.12.2022

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera