Si ta kuptoni që po vuani nga ankthi, shenjat që duhet t’i dini

Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 12 January 2024
Shfaqja ndonjëherë e ankthit dhe vuajtja nga ankthi janë dy gjëra krejt të ndryshme! E para përbën shqetësime normale të çdo dite, ndërkohë që kjo e fundit fillon me një mendim apo ndjenjë që ju bën të fiksuar, duke ju çuar gjithmonë e më poshtë, madje ndonjëherë shoqërohet edhe me simptoma fizike si rrahje zemre të shpeshta, djersitje të bollshme, etj.
“Ankthi është një pjesë normale e jetës”, thotë Crystal I. Lee, Psy.D, psikolog i njohur në LA, por “sidoqoftë, kur ankthi juaj shtrihet në të gjitha aspektet e jetës, ju jo vetëm që nuk keni një situatë normale, por ju po vuani nga çrregullimi i ankthit. Sëmundje kjo prej së cilës po vuajnë më shumë se 25 milionë amerikanë”, shprehen përfaqësuesit për Shoqatën e Psikiatrisë Amerikane.
Duket se çrregullimi i ankthit nuk është lloji i vetëm i njohur, pasi janë disa kategori të tjera të njohura si çrregullime paniku (një frikë e papritur dhe intensive që vjen dhe del brenda minutave, sulm paniku) dhe çrregullime të lidhura me fobi si një frikë e fortë për një gjë të veçantë, si merimangat ose hapësirat e mbyllura), etj.
Por, të gjitha çrregullimet e ankthit ka një fije të përbashkët: kur ai bëhet konstant dhe ndërhyn në jetën tuaj të përditshme, ju keni nevojë për trajtim. Ja se si ta mësoni përmes këtyre tetë shenjave se problemet tuaja me ankthin janë ose jo serioze, sipas Women’s Health.
1. Mendimet e këqija nuk largohen
Nëse keni një çrregullim ankthi, ju tentoni të bëheni jashtëzakonisht të shqetësuar në situata ku miqtë ose familjen tuaj mund të marrin këtë ndodhi thjesht si një shqetësim të vogël. Ashtu si gjatë një mbledhjeje vjetore të familjes, për shembull. “Ankthi juaj gjithashtu tenton të jetë i zgjatur ose i vazhdueshëm, por kurrë nuk zhduket. Kur ankthi fillon të ndikojë në jetën tuaj të përditshme dhe aftësinë për të jetuar një jetë përmbushëse, atëherë këtu bëhet fjalë për diçka serioze”, thotë Lee.
2. Ankthi juaj shoqërohet me simptoma të tjera
“Ju mund të vini re shenja fizike që nuk i keni pasur më parë, duke përfshirë dhimbjen muskulare, shqetësimin dhe lodhjen. Dhe mos u habisni nëse keni edhe probleme gastrointestinale“, thotë Barlow. Çrregullimet e ankthit mund të çojnë në mërzitje, por edhe në diarre, urth, pasi trupi juaj është gjithmonë në një gjendje të rritur ankthi.
Nuk është e pazakontë që njerëzit me ankth të perceptohen gabimisht si të kenë çrregullim të vëmendjes dhe defiçit të hiperaktivitetit. Kjo për shkak se individët me çrregullime ankthi shpesh kanë një kohë të vështirë për t’u fokusuar.Po, shumë çrregullime ankthi janë shkaktuar nga shqetësime specifike. Për shembull, ankthi mund të bëjë që ju të shqetësoheni për të panjohurën, si ajo që mban të ardhmen tuaj peng; ndërkohë që një fobi mund të të frikësojë menjëherë, si një merimangë që zbret përpara jush.
Kjo tingëllon e lodhshme, por për ata me çrregullime ankthi, shqetësimet mund të bëhen ciklike dhe të çojnë në situata më të rënda.
5. Keni gjithmonë frikë të merrni vendime
Nëse keni të bëni me një çrregullim ankthi, atëherë Lee thotë se aftësitë tuaja të vendimmarrjes janë në pozita jo fort të sigurta. Çrregullimet e ankthit “ju bëjnë të pavendosur, sepse keni frikë të bëni zgjedhjen e gabuar”, thotë psikiatrja. “Ju bini në një gropë të pafundme shqetësimesh ndërsa mendoni për të gjitha mundësitë e pafundme dhe rezultatet e vendimeve tuaja dhe ky shqetësim mund të jetë paralizues“.
6. Ju dëshironi të shmangni të gjitha gjërat
“Nuk është e pazakontë për një person me një çrregullim ankthi për të shmangur situatat, pa marrë parasysh nivelin e rëndësisë, kjo për të shuar ndjenjat e tepruara të ankthiozitetit”,- thotë Barlow. Por, Lee thekson se kjo shmangie në të vërtetë ushqen edhe më shumë çrregullimet e ankthi.
7. E keni të pamundur të flini
Sipas Shoqatës së Ankthi dhe Depresionit të Amerikës (ADAA), disa nivele të ankthit çojnë në përçarjen e gjumit dhe të tilla simptoma janë të pranishme në pothuajse të gjitha çrregullimet psikiatrike, duke përfshirë çrregullimet e ankthit.
8. E shihni gotën gjysmë bosh
Nuk është e pazakontë që çrregullimet e ankthit të heqin çdo optimizëm ose shpresë për të ardhmen, thotë Lee. “Ndaj, kur mendoni për rezultatet e ndryshme për vendimet tuaja, ato shpesh çojnë në një përfundim: Ai do të dështojë”, thotë ajo

Të tjera
-
Rutte pas takimit me Trump: Topi është qartë në fushën e Rusisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar situatën aktuale ...
-
AAK-ja s’ndryshon qëndrim, nuk e votojnë as nesër Haxhiun
Nesër me fillim të orës 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit ...
-
Deda: Konjufcën krejt Kuvendi e voton – nuk e di pse Haxhiu e ka pranuar nominimin
Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se kur VV-ja s’ka të drejtë t’i kërkojë...
-
Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur t...
-
Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar ...
-
Ngërçi për kryeparlamentarin, edhe seanca e së premtes pritet të dështojë
Edhe seanca e nesërme pritet të jetë e njejtë sikurse seancat e kaluara si kë...
-
Krasniqi: LVV e pakënaqur me Glauk Konjufcën
Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, deklaroi se ish-kryetari i Kuv...
-
VV e konfirmon: Kemi pranuar të bëjmë ministre Duda B
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se partia ka pr...
-
Tërmet në Shqipëri
Para pak minutave ka ndodhur një tërmet në shtetin e Shqipërisë. Termeti k...
-
Kurti për takimin Porfirije-Putin: Partneritet strategjik që e vë rajonin në rrezik serioz
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi mes kreut të Kis...
-
Shkarkimi i Kryeshefit të KOSTT, raportohet se dosje për keqpërdorimet e tij janë deponuar në Prokurori
KOSTT ka njoftuar të enjten përmes një komunikate se kanë shkarkuar Evetar Ze...
-
Trump fillon të shesë online veshje të vitit 2028, shtohet ideja se do garojë për mandat të tretë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka filluar të shesë veshje të vitit 2028 ...