Fokus

“Joga bëjë edhe me babin tem që i ka 84 vjet”, ja cili është ndikimi i jogës në shëndetin e njeriut

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 07 March 2025

Melita Kabashi, instruktore e Jogës në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmani ka treguar për rëndesin që ka joga në shëndetin e njeriut e sidomos edhe gjatë muajit Ramazan, shkruan Gazeta Infokus.

Kabashi tregoi se si bëhen ushtrimet e jogës dhe cilat mund të jenë pasojat e lëndimit.

“Unë vetë e kam pa që një kohë të gjatë kam ushtru përmes YouTubes deri sa kom filu shkollën , edhe kam parë gabimet që kam bërë e në këto raste mund ta lëndosh veten nësë nuk i bënë si duhen, por jo vetëm në joga.”, tha ajo.

-Advertisement-

Ndërsa gjatë emisionit ajo tregoi edhe për moshën që ka pasur klient të cilët janë ndjerë mirë.

“Kur të jesh prezent sigurohesh dhe e din që a i bënë mirë, dhe arrin me njoft veten tënde. E ne shpesh herë i qesim vetes limite për gjëra që mund ti bëjmë, ndërsa kam pas deri në moshën 71 vjecare që kanë ardhë me bë joga, po unë bëjë joga edhe me babain tim që i ka 84 vjet. Unë bëjë joga edhe me fëmijë dhe të moshuar ku këtu dihet qasja që duhet të jetë ndryshe, si tek fëmijët, të rinjtë dhe të vjetërit”, u shprej Kabashi në emisionin Doktor Plus

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera