Si ia fali Qeveria mbi 30 lokale Mitrovicës së Veriut?
Autori: Agnesa Çitaku 09:57 | 10 November 2018
Qeveria e Kosovës të martën i bëri edhe një favor serbëve të komunës së Mitrovicës Veriore.
Me një vendim të marrë në mbledhjen e saj u dakrdua që Mitrovicës së Veriut t’i fal mbi 60 asete të ndërmarrjeve shoqërore brenda vendit, shkruan Gazeta inFokus.
E veç tokave, komuna e Mitrovicës veriore u bë edhe me 34 lokale të ndërmarrjes “Lux”.
Në pikën 2 të vendimit të Qeverisë thuhet se lokalet e “Luxit” që janë pronë shoqërore në territorin e Mitrovicës së Veriut, i kalojnë në menaxhim komunës.
“Aprovohet propozimi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për kërkesën e komunës së Mitrovicës Veriore për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunë, për shkak se komuna e Mitrovicës ka shumë pak prona të lira. Zonat Kadastrale që janë objekt i këtij vendimi janë të gjitha objektet, lokalet e “LUX-it” si dhe tokave që janë në pronësi shoqërore të territorin e komunës së Mitrovicës veriore”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
E Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës këtë vendim e she si pozitiv.
Ai në një prononcim të Gazetën infokus ka thënë se përderisa vendimet janë në interes publik nuk paraqesin asnjë problem.
“Të gjitha komunat në Republikën e Kosovës i nënshtrohen ligjeve të njëjta dhe edhe në këtë rast edhe komunat e pjesës veriore janë komuna në Republikën e Kosovës dhe vendimet që merren në mënyrë të qytetarëve të Kosovës dhe që i avancojnë zhvillimin ekonomik lokale e janë në interesin publik atëherë nuk ka asnjë problem”, ka thënë ai.
Ibrahimi ka sqaruar procedurat që duhet ndjekur komunat për kthim të pronave të komunës.
“Çdo komunë e bënë kërkesën në Qeverinë e Kosovës përkatësisht në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal me një analizë që i duhet ajo pronë komunale për interes publik dhe i ndjek procedurat. Qeveria e vlerëson se a është në interes publik apo jo dhënia e një parcele të komunës”, ka shtuar ai.
Ibrahimi thotë se pasuria që kanë aktualisht në pronësi komunat nuk është e mjaftueshme.
“Në Kosovë nuk ka mjaftueshëm pronë komunale, nëse e shikojmë nga aspekti i zhvillimit ekonomik lokal apo për interes publik, komunat janë shumë të kufizuara sa i përket pronës komunale”, ka thënë ai.
Ndërsa drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka përmendur se në raste të caktuara komunat nuk kanë pasur pronë komunale as për varreza.
Gazeta inFokus ka raportuar se Qeveria e Kosovës nuk i ka falur asete vetëm Mitrovicës Veriore.
Pa shumë zhurmë, ua ka falur edhe Ranillugut dhe Kllokotit dhjetëra prona shoqërore që ndodhen në këto territore.
Ndërkaq, 11 prona me sipërfaqe të ndryshme të pa privatizuara do të kalojnë në pronësi të Ranillugut e 14 prona do ti falen komunës së Kllokotit./Gazeta inFokus/
Lexo edhe: Ja sa prona po ia fal Qeveria e Kosovës serbëve (Dokument)
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...