Më shumë telefona se banorë
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 05 April 2018
Ankohen se nuk kanë jetë të mirë, por kur vie puna për telefona i sigurojnë disi paratë. Madje, jo për çfarëdo lloj telefonash.
Qytetarët e vendit më të varfër në rajon po del të jenë fort meraklinj të smartphoneve. Vetëm për 3 muaj, kosovarët kanë blerë 18 mijë e 756 telefona, kryesisht të teknologjisë së fundit.
E për tërë këta telefona, ata kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro. Kështu së paku thuhet në përgjigjet e zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavilecit për Infokusin.
Miliona euro janë shpenzuar nga kosovarët edhe në dy vitet e fundit për blerje të telefonave.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, në dy vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë 150 mijë telefona mobil. Vlera monetare e tyre arrin afër 16 milionë euro.
“Gjate dy viteve te fundit janë importuar mbi 150.mije cope telefona derisa sa vlera e përgjithshme e tyre është mbi 16 milion euro”, ka thënë Stavileci për Infokusin.

Prej shteteve Kina del të jetë vendi prej të cilit importohen më së shumti telefona. Kështu nga shteti aziatik në vitin 2016 janë importuar 41 mijë e 88 telefona mobil, në një vlerë prej 3.4 milionë euro. Kina prin edhe në importin e këtij viti.
Vitin e kaluar prej atje janë importuar 29 mijë e 708 telefona mobil, me një vlerë prej 2 milionë e 807 mijë euro. Vendi i dytë i përket Vietnami. Prej Vietnamit, në 2017-ën janë importuar 26 mijë e 737 telefona mobil. Vlera e tyre ka arritur në 3 milionë e 488 mijë euro.
Pas Vietnamit vjen Koria e Jugut me 3 mijë e 348 telefona mobil gjatë këtij viti, më një vlerë monetare prej 435 mijë euro. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë importuar 171 telefona me vetëm 20 mijë euro vlerë.
Ndërkaq, me vendet e rajonit pothuajse tregtia në këtë sektor është inekzistente. Shembull vetëm nga Maqedonia gjatë vitit të kaluar është importuar vetëm 1 telefon mobil. E bazuar në këto të dhëna në vend, më shumë ka telefona se sa banorë.
Numri i kosovarëve që përdorin telefon mobil është më i madh se sa është edhe numri i popullsisë. Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, ky numër ka arritur 1,981,365 përkatësisht për 13 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të parë (TM1-2017) ka arritur në 1,981,365 përkatësisht për 13% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2016) . Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2016, numri i përdoruesve ka rënie 1.4% (ose 28,483 përdorues më pak”, thuhet në raportin e ARKEP.(Arjeta Shabani)/Infokusi

T� tjera
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...

































