Sport

Me shumë aktivitete shënohet datëlindja e ish Presidentit Vokrri

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 23 July 2018

Për të satën herë na bie të themi se legjendat nuk vdesin kurrë. Ata kujtohen gjithmonë. Kështu është edhe me legjendën e futbollit dhe tash ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri, shkruan GazetaFokus.

Ndonëse iku në amshim, sot po të ishte gjallë do të festonte 58 vjetorin e lindjes, por FFK-ja, bashkë me shokët e brezit të artë të Prishtinës dhe skuadrës së parë ku ka luajtur për herë të parë KF”Llapi” me aktivitet do të shënojnë ditëlindjen e legjendës. Edhe grupi i adhuruesve “Dardanët” në mënyrën e vet sikur që dinë më së miri adhuruesit do të shënojnë këtë datëlindje.

Shokët e ish presidentit, shokët e brezit, Agim Cana, Eroll Salihu, Isa Sadriu, Muharrem Sahiti, Sahit Kelmendi, Skënder Shëngyli, Shefshet Sinani, Ramiz Kraniqi, Ahmet Beselica, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina, Rafet Prekazi, bashkë me ish trajnerin Ajet Shoshollin e Ramadan Cimili por edhe shokë e miq tjerë të Fadil Vokrrit sot në orën 16.30 do të jenë për një ndeshje në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të zhvillohet një duel me veteranët e klubit llapjan.

-Advertisement-

Veç mysafirëve të shumtë të pranishëm do të jenë presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi, kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu. Pas ndeshjes në kryeqytet do të shënohet datëlindja sipas skenografisë së “Dardanëve”. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera