Lajme

Shteti i Iowas feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 16 February 2023

Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines në Iowa në SHBA, njofton se ky shtet u është bashkuar festimeve me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë.

Me një shpallje zyrtare të nënshkruar nga Guvernatorja e Shtetit, Kim Reynolds, Iowa, shteti partner i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpallur ditën e 17 shkurtit, Ditë të Pavarësisë së Kosovës në Iowa.

“Sivjet do të festojmë së bashku 15 vjetorin e pavarësisë si dhe 10 vjetorin e partneritetit në mes dy vendeve”, shkruan në këtë njoftim.

-Advertisement-

Përndryshe, ky vit e gjen Kosovën me qytete të binjakëzuar në Iowa si komuna e Prishtinës me qytetin Des Moines, komunën e Pejës me qytetin Johnston, komuna e Gjakovës me atë të Fort Dodge, komunën e Vushtrrisë, faqja zyrtare me qytetin Norëalk, Iowa – City Hall, komunën e Gjilanit me Sioux City dhe komunën e Junikut me Clarion.

Konsullata e Kosovës në këtë shtet njofton se së bashku me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, janë duke finalizuar detajet dhe sivjet do të ketë binjakësime edhe me komunat tjera si ato të Prizrenit, Ferizajt e Deçanit me qytete të Iowa-s.

Gjithashtu, konsullata deklaron se janë duke punuar për binjakëzimin e komunës së Kamenicës – Faqja Zyrtare dhe Komunës së Shtimes si dhe qyteteve tjera në të dy anët e oqeanit.

“Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera