Shqiptarja rrëfen tmerrin në Siri: Shkova beqare, u ktheva me tre fëmijë
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 20 May 2019
Kjo është historia e shkurtër e njërës prej grave që u kthye në Kosovë nga Siria, e cila ishte bindur nga disa vajza për “të mirat” që e presin në Siri, por pasi shkoi atje u ballafaqua me realitetin e tmerrshëm.
Një femër kosovare, e cila është pjesë e grupit të fundit të të kthyerve muajin e kaluar nga Siria në Kosovë, ishte rekrutuar para katër vjetëve nga disa vajza kosovare për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS. Atje shkoi si beqare dhe më pas u martua e lindi tre fëmijë brenda katër vjetëve.
Kjo histori e shkurtër e njërës prej grave që u kthye nga Siria, është bërë e ditur nga avokatja e saj.
“E mbrojtura ime ka shkuar në Siri si viktimë e disa vajzave, të cilat e kanë ftuar për të shkuar atje, duke i thënë se atje është jeta e mirë dhe se nuk ka nevojë të brengosesh absolut për asgjë, e sidomos për gjëra materiale.
Ajo është mashtruar nga këto fjalë dhe ka shkuar. Kur ka shkuar atje gjendja faktike ka qenë krejtësisht ndryshe. Ka parë se është luftë, pastaj për shkak të luftës vazhdimisht ka ndërruar vendbanim. Është përpjekur të kthehet në Kosovë, por nuk ka mundur”, ka deklaruar avokatja Marigona Shabani, duke shtuar se klientja e saj gjatë kohës sa ka qëndruar në Siri ka marrë edhe lëndime trupore, pasojat e të cilave vazhdon t’i vuajë edhe pas kthimit në shtëpi.
Më 20 prill 2019 nga Siria u kthyen 110 shtetas kosovarë, prej të cilëve 32 gra, 74 fëmijë dhe katër burra luftëtarë që kishin qenë pjesë e organizatave terroriste në Siri. Operacioni i kthimit të këtyre kosovarëve nga Siria u bë në bashkëpunim mes autoriteteve kosovare dhe atyre amerikane.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...