“Shqipëria vlen 153.6 miliardë dollarë”
Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 06 March 2018
Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis viteve 1995 dhe 2014 Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2014.
Vlerën më të madhe e ka kapitali human (njerëzit) me rreth 66 miliardë lekë, duke zënë kështu 42 për qind të totalit të vlerës së pasurisë së Shqipërisë. Më pas për nga vlera vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë 34 për qind e totali.
Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë dollarë, duke zënë 24 % të totalit të vlerës së Shqipërisë. Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta në aspektin e pasurisë që zotërojnë, shkruan Monitor.al .
Vendet më të ardhura të ulëta gjatë kësaj periudhe kanë shkuar drejt nivelit të mesëm.
Megjithatë, llogaritë e pasurisë globale tregojnë gjithashtu zhvillime shqetësuese. Disa vende me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, panë një rënie në pasurinë për frymë për shkak se rritja e shpejtë i ka tejkaluar investimet.
Banka Botërore ka gjetur gjithashtu se në 12 vende përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është rritur gjatë dekadës së fundit. Duke parë këtë prirje shqetësuese përmes treguesve të kontabilitetit të pasurisë, shihet se popullsia në rritje mund të përfitohet nëse ka një sistem arsimor të mirë. Në vendet me të ardhura të larta, llogaritet kapitali njerëzor përbën 70 për qind e pasurisë, ndërsa për vendet me të ardhura të ulëta, kapitali natyror është akoma aseti më i madh.
Nga 24 vendet që kanë mbetur me të ardhura të ulëta që nga viti 1995, 13 janë klasifikuar si shtete të brishta dhe konfliktuale dhe nga këto shumica janë të pasura me burime natyrore. Kjo na ndihmon shih më mirë lidhjet midis varfërisë, brishtësisë dhe qeverisjes.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...






























