Lajme

Shqipëri, mbi 5500 policë ruajnë objektet zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 14 May 2023

5511 policë do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në Shqipëri gjatë ditës së sotme (e diele).

Ndërsa janë trajnuar gjithsej 7530 policë të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor.

Policia e Shtetit do të marrë në mbrojtje 57 objekte të rëndësishme në këtë proces me angazhimin e 192 punonjës të policisë nga forcat “Komando”.

-Advertisement-

Të njëjtit do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja.

Në Shqipëri mbahen sot (e diele) zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

Nga ora 7:00 e mëngjesit hapen qendrat e votimit, dhe qytetarët janë ftuar të bëjnë zgjedhjen e tyre për 61 kryetarët e rinj të bashkive si edhe për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë.

Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-19:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera