Lajme

Shpërthen një bombolë e gazit në Bogë, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 07 January 2023

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të bombolave të gazit në një vilë në Bogë.

“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona”, tha zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

Ai shtoi se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës e më pas 3 nga 4 të lënduarit janë dërguar në QKUK.

-Advertisement-

“Fillimisht ata janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës dhe më pas 3 prej tyre janë dërguar në QKUK”, deklaroi Gashi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera