Sport

Shkëndija e prek çerekfinalen e Kupës

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 19 September 2018

Shkëndija me një këmbë në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.

Kuqezinjtë tetovarë bënë detyrën në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave ndaj modestëve të Kit Go nga Pehçeva.

Përballë skuadrës së ligës së dytë Shkëndija dominoi në lojë dhe rezultat duke triumfuar me shifrat 2-0.

-Advertisement-

Rezultati mund të kishte qenë më i thellë për skuadrën e Qatip Osmanit por kuqezinjtë shpërdoruan shumë përpara portës.

2 golat Shkëndija i realizoi që në pjesën e parë dhe mbajnë firmat e kapitenit Alimi dhe Imerit.

Shkëndija është kampionia në fuqi e Kupës së Maqedonisë dhe objektivi i kuqezinjëve është mbrojtja e trofeut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera