Lajme

Shkëmbehen ushtarët ukrainas me të burgosurit rusë në Kherson, nuk dihet ende numri i saktë që mbajnë të dyja palët

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 15 April 2022

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë informuar ditën e sotme se në rajonin Kherson në Ukrainën jugore janë shkëmbyer ushtarë rusë me ukrainas.

Zyrtarët bënë me dije se katër të burgosur rusë janë shkëmbyer ne pesë trupa ukrainase në Posad-Pokrovske pas negociatave disa orëshe.

Shkëmbimet e fundit që janë bërë mes të burgosurve rusë dhe ushtarëve ukrainas kanë qenë në në fund të shkurtit por nuk ka akoma një numër të saktë se sa të burgosur mbahen nga të dyja palët në total.

-Advertisement-

Kherson ishte një nga qytetet e para të mëdha të Ukrainës që ra në duart e Rusisë. Është një qytet me vlerë strategjike, që shtrihet si në lumin Dnieper ashtu edhe në Detin e Zi, dhe shtëpia e më shumë se 280,000 njerëzve.

Megjithatë, Pentagoni kohët e fundit ka pretenduar se Ukraina ka rifituar një pjesë të

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera