Fokus

Shfuqizohet vendimi i Albulena Haxhiut për shkarkimin e drejtorit të burgut të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 22 March 2022

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil e ka shfuqizuar vendimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqa, shkruan Gazeta Infokus.

Në vendimin thuhet se komisioni për shqyrtimin e ankesave, ka aprovuar ankesën e Beqës lidhur me vendimin për shkarkimin e tij nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e parashtruar nga ankuesi. Shfuqizohet vendimi i datës 22.12.2021 i Ministres së Drejtësisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil.

-Advertisement-

Sipas këtij këshilli shkarkimi i Beqës është në kundërshtim me ligjin.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Arif Beqa, e ka konfirmuar se lidhur me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë është ankuar tek Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil.

“U patëm anku ne në Këshill të Pavarur, e kanë shfuqizu vendimin e ministreshës…. Nuk u kon kompetent ministresha me vendos këtë rast, na duhet me u kthy në punë”, u shpreh Beqa.

Gjithashtu, ai deklaroi për problemin me kontrata, duke thënë se janë ankuar edhe për këtë gjë.

Ndërkaq, Beqa tha se po kërkojnë që kontrata të vazhdohet./Gazeta Infokus/

LEXO: Flet drejtori i burgut të Pejës, tregon a e shkarkuan nga kjo pozitë
LEXO: Reagon drejtori burgut të Prizrenit pas shkarkimit nga ministria
LEXO: Shfuqizohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera