Lajme

Shënohen temperaturat e para verore në vend

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 15 April 2022

Dita e premte edhe ishte parashikuar që të ishte më e ngrohta gjatë kësaj jave. Pas një rritje graduale të temperaturave në ditët e fundit, sot maksimalet arritën edhe deri në 23C e 25C në vend, përderisa në stacionin e IHMK-së në Gjakovë, sipas matjeve deri në orën 16:00, u regjistrua temperatura prej 26C, më e larta në vend që nga fillimi i vitit.

Sipas Prishtina Weather, njëherësh temperaturat maksimale mbi 25C edhe njihen si temperatura verore.

“Temperatura të larta u shënuan edhe në rajon, deri në 26C arrinë edhe në Kukës, Elbasan e Gjirokastër. 27C u regjistrua në Sarajevë, ndërsa vendi më i nxehtë ishte Zenica në Bosnjë e Hercegovinë me 28.9C. Mirëpo, në fundjavë, pas këtyre temperaturave verore, të dielen rikthehen kushte pothuajse dimërore, me rënie të temperatura maksimale edhe në 5C e 6C, madje me mundësi që të bien edhe reshje dëbore, jo vetëm viseve malore, por edhe në pjesë më të ulëta nga rrafshi i Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera