Shëndeti i veshkave, njihuni me kurën me limon dhe majdanoz

Autori: Gazeta inFokus
07:52 | 30 December 2021
Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë. Ato përpunojnë pjesën më të madhe të mbetjeve ushqimore. Nëse lëngjet trupore nuk dalin nga sistemi, kripërat minerale bashkë me substanca të tjera kimike ngurtësohen duke formuar në atë që ne njohim si gurë në veshka. Prania e tyre shkakton dhimbje dhe mund të përkeqësojë shëndetin.
Përmasat e këtyre gurëve janë të ndryshme dhe në shumë raste bllokojnë zbrazjen e fshikëzës duke i çelur rrugën infeksioneve urinare. Gurët në veshka mund të trajtohen nëpërmjet medikamenteve ose kurave natyrale. Megjithatë, nëse një gur është i përmasave të mëdha, ai duhet hequr nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Ndaj, ju këshillojmë konsultën me mjekun për çdo rast.
Gurët Në Veshka Dhe Roli i Kurave Natyrale
Shurupi me limon dhe majdanoz është një kurë shumë e mirë natyrale që mund të përdoret krahas trajtimeve të tjera kundër gurëve në veshka. Përpara se ta përdorni atë, duhet të dini se çelësi i parandalimit të gurëve në veshka është që të pini shumë lëngje. Nëse organizmi nuk është i hidratuar, atëherë lëngjet qëndrojnë në organizëm dhe kështu krijohen gurët në veshka. Bashkë me ujin, rekomandohen produkte që kanë efekt diuretik siç janë majdanozi dhe limoni.
Vlerat e Limonit
Limoni përmban dy acidë të rëndësishëm që parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Acidi citrik dhe ai fosforik inkurajojnë nxjerrjen e kripës dhe toksinave nga organizmi. Limoni promovon eliminimin e lëngjeve që akumulohen në inde dhe nxit nxjerrjen e lëngjeve. Për më tepër, lëngu i limonit ka vlera kundër baktereve dhe mykut dhe parandalon shfaqjen e infeksioneve.
Vlerat e Majdanozit
Majdanozi është një nga barishtet më të shëndetshme dhe më të vyera për shëndetin e veshkave. Vajrat esencialë rrisin nxjerrjen e lëngjeve, nëpërmjet të cilave toksinat dhe yndyrnat largohen nga organizmi. Majdanozi përmban shumë vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe kuron infeksionet.
Shurupi me Limon dhe Majdanoz
Në këtë recetë do të përzieni limonin, majdanozin, mjaltin dhe vajin e ullirit.
Përbërësit:
-Lëngu i një limoni
-Një tufë majdanoz
-Një filxhan çaji me vaj ulliri
-Një filxhan çaji me mjaltë
Përgatitja:
Shtrydheni lëngun e limonit dhe përziejeni me majdanozin në një mikser. Përzierja e të dy produkteve do të krijojë një masë të gjelbër të cilën duhet ta përzieni me mjaltin dhe vajin në të njëjtin mikser. Kur shurupi të jetë gati, hidheni në një kavanoz qelqi. Mbylleni kapakun dhe ruajeni në një vend të errët dhe të freskët.
Si Ta Përdorni Shurupin
Merrni një lugë çaji nga ky shurup çdo ditë me stomak bosh. Nëse dëshironi mund ta tresni në një gotë ujë që ta pini më lehtë. Gjatë ditës duhet të pini dy litra ujë që të shumëfishoni ndikimin e shurupit. Shurupi duhet pirë vazhdimisht që të vëreni përmirësime. Kjo këshillë vlen për pacientët që kanë gurë të vegjël dhe sasi të vogla gurësh në veshka. Pacientët që janë diagnostikuar me gurë më të mëdhenj, duhet ta marrin shurupin si shoqërues të medikamenteve./AgroWeb

Të tjera
-
Çlirimi i Kosovës, Abdixhiku: 12 qershori i ’99-ës, dita kur vendi nisi të marrë frymë lirë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit t...
-
Ushtarët amerikanë shënojnë Javën e KFOR-it me rininë e Ferizajt
Ushtarë nga Ekipi Ndërlidhës i Monitorimit të SHBA-së, të caktuar në KFOR, iu...
-
Kurti: Bujar Bukoshi ishte i guximshëm në çdo situatë, realist në qëndrime e adhurues i veprimeve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha në mbledhjen komemorative për ish-kry...
-
Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se të luftosh për të jetuar do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje
Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bujar Bukoshi, f...
-
Aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, arrestohen disa zyrtarë
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë po zhv...
-
26 vjetori i çlirimit të Kosovës e gjen vendin në krizë me ndërkombëtarët, Quinti refuzoi dje ftesën e Kurtit dhe Gërvallës
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka festuar mbrëmë ditën e çlirimit....
-
Vetaksident në Kaçanik, vde*s një person
Një person ka humbur jetën në një vetsaksident trafiku të mërkurën në Kaçanik...
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vra*sje në incidentin në “Aktash”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore n...
-
DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka përshëndetur vendimin e qeverisë së...
-
Nesër përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
Të premten sërish mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e ra...
-
Rohde: Qëllimi i KFOR-it u përmbush, forcat e Millosheviqit ikën dhe vendi shpalli pavarësinë
26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR-i. Për kët...
-
26-vjetori i çlirimit, Osmani: Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën...