Vetëm 44 anesteziologë në gjithë QKUK-në, ndonëse nevojiten 105

Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 02 June 2025
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha.
Një nga problemet shqetësuese është edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë nga sistemi publik.
Mungesë të profesionistëve mjekësor po vërehet dukshëm tek Klinika e Anesteziologjisë.
Në lidhje me këtë çështje ka folur drejtori i kësaj klinike, Gazmend Spahija.
Sipas tij, në Klinikën e Anesteziologjisë janë 44 anesteziologë të punësuar.
Ai thotë se ky numër është i vogël për Klinikën, sepse nevojitën rreth 105 anesteziolog.
“Aktualisht në Kliniken e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK janë të punësuar 44 anesteziolog. Ka mungesë të konsiderueshme të anesteziologëve, në kliniken ton sipas planifikimeve tona në total duhen të jenë rreth 105 anesteziolog”, shprehet Spahija.
Drejtori i kësaj klinike është shprehur për “Front Online” se mungesa e anesteziologëve është sfida më e madhe.
“Sfida me e madhe është numri i vogël i anesteziologëve, volumi i shtuar i punëve me hapjen e shërbimeve të reja edhe në njësit qe më parë nuk kanë kërkuar asistencë të anesteziologut”, deklaroi Spahija.
Ai ka treguar se cilat janë arsyet që çojnë mjekët deri në largimin e punës.
“Oferta më e mirë e pagës disa herë( deri në shtatë herë) në sektorin privat se sa në QKUK dhe volumi më i vogël i punës shtyhen anesteziologët ta lëshojnë punën. Anesteziologët-specialistët kryesisht largohen për në sektorin privat në Kosovë. Mungesa e anesteziologëve është evidente pasi që duhet të angazhohemi në 40 njësi punuese dhe duke menaxhuar tri njësi intensive dhe në pesë njësi ku kryhen rastet emergjente”, u shpreh Spahija.
Ndryshe, të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2024 janë larguar nga vendi 109 mjekë, ndërsa në vitin 2023, 167 mjekë, në vitin 2022, 163 dhe në vitin 2021, nga Kosova janë larguar 124 mjekë.

Të tjera
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...
-
Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka tetë përqind
“Aleancës gjithmonë i kanë kushtuar koalicionet”, kështu ka deklaruar nënkrye...
-
“Heroi i padukshëm i kazanit”, rrëfimi i punëtorit të KEK: S’kemi kushte, po na dëmtohet shëndeti
Gëzim Selmanaj u pa duke dalur nga zemra e kazanit, aty ku nxehtësia nuk mate...