Sport

Shefki Kuqi pritet të jetë trajneri i Kosovës U21

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 24 November 2020

Kombëtarja e Kosovës U21 së shpejti do të mbetet pa trajner, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi Federata e Futbollit e Kosovës nuk i ka vazhduar kontratën përzgjedhësit aktual, Rafet Prekazit.

‘Dardanët’ e rinj nuk kanë pasur paraqitje të mira nën drejtimin e Prekazit dhe vendin e tij pritet ta zë dikush tjetër.

-Advertisement-

Emri më i përmendur është ai i ish futbollistit, Shefki Kuqi.

Sipas mediave tashmë FFK ka vendosur për Kuqin dhe zyrtarizimi i tij si trajner i ‘verdhë e kaltërve’ është vetëm çështje kohe.

Kuqi ka një karrierë të bujshme si ish futbollist dhe njihet për festimin e golave në stilin e ‘shqiponjës’ të cilën e ka praktikuar çdo herë pas golit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera