Lifestyle

SHBA, vazhdon “epidemia”, mësuesja ftoi nxënësit për akullore dhe seks

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 21 June 2019

Një mësuese 25-vjeçare në SHBA ftoi nxënësit te shtëpia e gjyshërve, duke u ofruar akullore e më pas edhe alkool. Gjatë kësaj kohe, ajo kishte hyrë fshehurazi te dhoma e gjumit dhe kishte kryer marrëdhënie me adoleshentin.

Nxënësi adoleshent i tregoi policisë se ai ishte takuar disa herë me mësuesen për të kryer marrëdhënie seksuale. Një herë te shtëpia e një shoku, dhe madje në banjat e një qendre tregtare.

Prindërit e kanë akuzuar mësuesen për përdhunim dhe se ka manipuluar djalin e tyre. Kjo është e disata herë që mësueset në SHBA kapen dhe madje dënohen rëndë për seks me të mitur. Megjithatë, “epidemia” duket se vazhdon. Veç mësueseve është kapur edhe një police që ka kryer marrëdhënie me një djalë adoleshent.

-Advertisement-

Veç mësueseve, pak ditë më parë u kap dhe një police që ka kryer marrëdhënie me një djalë adoleshent.

Brittany Zamora kryente marrëdhënie me nxënësin e saj 13 vjeçar. E merrte natën nga shtëpia dhe kryenin marrëdhënie në makinë. Prindërit vunë re diçka që nuk shkonte, dhe i vunë djalit një përgjues.

Debra Lafave u dënua me burg sepse kreu marrëdhënie me një nxënës 14 vjeçar

Erin Elizabeth McAuliffe pranoi se kishte kryer marrëdhënie me tre nxënës.

Shanwetta D. Reece është arrestuar dy herë për të njëjtën akuzë, atë të marrëdhënieve seksuale me nxënës.

Stephanie Peterson u dënua me 3 vite burg. Justifikimi në gjykatë ishte që “nxënësi kishte këmëngulur shumë dhe që kishte dashur vërtet shumë që të kryenin marrëdhënie.

Alexandria Vera u dënua me 10 vjet burg pasi kreu marrëdhënie me një 13 vjecar

Michelle Preston u dënua me 3 vite burg pasi pranoi që kishte kryer marrëdhënie me tre nxënës.

Taylor Ivy Boncal, 22 vjeçe, mësuese fizike, u dënua sepse kreu marrëdhënie me një nxënës 18 vjeçar.

Loni Folks pranoi se kishte kryer marrëdhënie me një nxënës 16 vjeçar.

Sara Fawlkes, pranoi se kishte kryer marredhenie me një 17 vjeçar.

Allyson Moran u akuzua se e kishte ftuar një nxënës në shtëpi, e kishte çuar te një dhomë pa dritare dhe kishte kryer marrëdhënie. Ajo këmbëngul se aktet seksuale i nisi nxënësi.

Lindsey Banta Jarvis, 27, pranoi se kreu marrëdhënie me një nxënës. Bashkëshorti e përkrahu deri në fund.

Heather Lee Robertson, 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me tetë nxënës.

Jessie Goline, e martuar, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me katër nxënës. Dy prej tyre i kishte ftuar në të njëjtën natë në shtëpi, për seks treshe.

Randi Zurenko, nënë e 5 fëmijëve, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me dy nxënëse femra.

Fatim Grupico, nga shkolla katolike, kreu marrëdhënie me një 17 vjeçar.

Jessica Storer u dënua me dy vite burg pasi kreu marrëdhënie me një nxënës të cilit bashkëshorti i saj i kishte dhënë alkool, te shtëpia e çiftit.

Cori Beard, dy nxënës, 6 vjet burg

Haeli Noelle Wey u akuzua se kishte kryer marrëdhënie me dy nxënës.

Kayla Sprinkles u përpoq të arratiset nga vendi pasi u akuzua për marrëdhënie seksuale me një nxënës 16 vjeçar, por më pas u dorëzua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera