ShBA akuza Afrikës së Jugut: Po i ofron armë Rusisë kundër Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus
19:23 | 12 May 2023
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afrikën e Jugut ka akuzuar vendin atje për ofrimin e armëve për Rusinë, duke thënë se kjo është një shkelje e pozitës së neutralitetit që Afrika e Jugut ka marrë në luftën në Ukrainë.
Diplomati amerikan thotë se Armët u ngarkuan në një anije mallrash ruse që u ankorua fshehurazi në një bazë detare pranë Kejp Taun. Furnizimi zgjati për tre ditë në muajin dhjetor të vitit 2022, dhe më pas u transportuan drejt Moskës.
“Ne jemi të sigurt se armët ishin ngarkuar në atë anije dhe unë mund të vë bast mbi jetën time për saktësinë e këtij pohimi. Armatosja e rusëve është jashtëzakonisht serioze dhe ne nuk e konsiderojmë këtë çështje të zgjidhur dhe do të donim që Afrika e Jugut të fillojë të praktikojë politikën e saj të neutralitetit” tha ambasadori gjatë një konference me gazetarët.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze për ankorimin e anijes, e cila është nën sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.
Por nga ana e tije presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosai është përgjigjur ligjvënësve të parlamentit në lidhje me këtë akuzë të ShBA.
Ai tha se “çështja është duke u shqyrtuar dhe me kalimin e kohës do të jemi në gjendje të flasim për të”.
Ndërsa me herët zyra e tij i quajti akuzat “zhgënjyese” dhe paralajmëroi se vërejtjet “minojnë frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit” midis zyrtarëve të qeverisë së SHBA-së dhe Afrikës së Jugut që kishin diskutuar për këtë çështje

Të tjera
-
“Kolapsi energjetik” në Kosovë, çfarë pritet të ndodh nga nesër me rrymë?
Një ‘kolaps energjetik’ pritet ta përjetojë vendi nga nesër si rrjedhojë e mu...
-
BIK-u dhuron mish kurbani në Shtime
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se është dhuruar mish kurbani në ...
-
PDK të shtunën mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar
Partia Demokratike e Kosovës të shtunën më 21 qershor do ta mbajë Konventën e...
-
Lezhë: Vr*au të miturin për një orë Rolex, dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi ven...
-
Azemi: Dje dhe sot Ferizaji s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje
Kreu i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shkruar për krizën energje...
-
Rekrutët e rinj të Policisë trajnohen për menaxhimin e turmave të dhunshme
Rekrutët e rinj të Policisë së Kosovës, që janë pjesë e procesit të Trajnimit...
-
Shahin Dervishaj mbështet Handikos-in me 21 mijë euro për tre vitet e ardhshme
Gjatë një vizite në organizatën Handikos në Prishtinë, bisnesmeni i suksesshë...
-
Vde*kja e Festim Isufit, Prokuroria jep detaje të reja rreth rastit
Familja e disenjatorit, Festim Isufi ka pranuar raportin e autopsisë dhe në t...
-
Prokuroria në Prizren kërkon 30 ditë paraburgim për zyrtaren komunale
Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren ca...
-
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin...
-
“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën me energji el...
-
Memli Krasniqi: Kriza energjetike është pasojë direkte e dështimit të Qeverisë – kërkojmë veprime urgjente
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar paralajmërimet se vendi n...