Lajme

Shahin Dervishaj mbështet Handikos-in me 21 mijë euro për tre vitet e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 20 June 2025

Gjatë një vizite në organizatën Handikos në Prishtinë, bisnesmeni i suksesshëm, Shahin Dervishaj njoftoi për ndarjen e një mbështetjeje financiare prej 21 mijë eurosh për periudhën trevjeçare, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu Dervishaj ka përmbushur një nga zotimet e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Dervishaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare por një përqafim i sinqertë.

-Advertisement-

“Gjatë fushatës premtova se do të jem krah tyre – dhe sot, me zemër të plotë, e bëra hapin e parë: 21,000 euro mbështetje për tri vitet e ardhshme për Handikos. Sot pata kënaqësinë të vizitoj organizatën Handikos në Prishtinë, një vend ku çdo ditë ndërtohet shpresë dhe dinjitet dhe riaktivizova sërish përkrahjen time për ta. Nuk është thjesht një ndihmë financiare – është një përqafim i sinqertë, një besim që do të jemi aty, çdo vit, çdo hap, çdo sfidë. Faleminderit nga zemra për mikpritjen!”, ka shkruar Dervishaj.

Gjithashtu, ai shprehu mirënjohje për dy bizneset që iu bashkuan kësaj iniciative humanitare: “Asphalt Bau Topallaj”, me pronar z. Rrustem Topalli, dhe “Universal Bau GmbH”, me pronar z. Ekrem Nimani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera