Sport

Sharapova siguron finalen në një turne pas dy vjet suspendimi

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 14 October 2017

Ish- numri 1 në botë ka arritur një sukses pas rikthimit në tenis.

Maria Sharapova arriti në finalen e parë të WTA-s që nga koha kur u pezulluar për shkak të përdorimit të substancave narkotike.

Tenistja ruse triumfoi në gjysmëfinale kundër kinezes Shuai Peng me rezultat 2:0, në setet 6-3 dhe 6-1.

-Advertisement-

Me apo pa të brendshme Sharapova (Foto)

Sharapova, 30 vjeçare i është kthyer në turne botërore në muajin prill pas një suspendimi prej 15-muajve.

Ajo në finalen e turneut të hapur “Tianjin Open” do të luajë kundër bjelloruses 19-vjeçare, Aryna Sabalenka, e cila në gjysmëfinale triumfoi kundër italianes Sara Errani.

Sharapova rikujtojmë se aktualisht renditet e 86-ta në botë në listën e World Tenis Association.

Top 30 lojtarët më të paguar në historinë e tenisit (Foto)

Ndryshe, në qershor të 2015 u suspendua për dy vjet pas përdorimit të një substancë të ndaluar, por në tetor të 2016 dënimi iu reduktua në 15 muaj pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera