Sport

Shaptahoviqi ‘zbulon’ se me cilën parti është Edmond Azemi

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 31 January 2021

Gjatë mbrëmjes së të dielës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka publikuar fotografi me basketbollistin e mirënjohur kosovar, Edmond Azemin, i cili vizitoi zyrtarët e VV-së, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti tha se bashkë me Azemin diskutuan shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar, dhe për mbështetjen që Vetëvendosje duhet t’i jap basketbollit dhe sportit në përgjithësi.

Tutje kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së e falënderoi Edmond Azemin për mbështetje.

-Advertisement-

“Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt”, ka shkruar Albin Kurti në facebook.

Pas këtij postimi të ish-kryeministrit të Kosovës, është aluduar se Edmond Azemi është pjesë e Vetëvendosjes.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-basketbollistit të Prishtinës, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se nuk është pjesë e asnjë partie, por ka shumë shokë në të gjitha partitë.

“Jeta jem është sporti. Kurrë nuk e kam përzi me politiken. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë, por nuk jam në asnjë parti. Është e tepërt çfarë janë duke bërë mediat”, shkruajti ai.

Ndaj këtij shkrimi të Edmondit, ka reaguar basketbollisti tjetër i njohur kosovar, Samir Shaptahovic, i cili në formë shakaje ka zbuluar partinë e Azemit.

“Sine (bir) unë e di që je kon gjithmonë me Ora – Veton Surroi”, ka komentuar Shaptahoviq në postimin e Edmond Azemit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera