Shaip Muja intervistohet nga Gjykata Speciale?
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 25 June 2019
Gjykata Speciale e ka intervistuar edhe ish-deputetin e PDK-së, Shaip Muja. Sëpaku kështu tregojnë burime të Gazetës inFokus, sipas të cilave intervistimi i tij mësohet se është bërë para rreth dy muajsh, por që deri më tani është mbajtur tërësisht fshehtë edhe nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, por edhe nga vetë ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Shaip Muja.
Nga burime ndërkombëtare, Gazeta inFokus ka mësuar se Muja është kontaktuar fillimisht në Prishtinë dhe është intervistuar më pas në Hagë.
Vetë Muja, në një prononcim për Gazetën inFokus nuk ka dashur të jap informacione lidhur me këtë çështje, duke thënë se nuk është i obliguar të tregoj nëse është intervistuar ose jo.
Muja as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar nëse ka qenë i ftuar nga Gjykata Speciale.
“Informatat e mia interne nuk i shpërndajë kërkah, kah shkoj a çka boj. Nuk e di kah e ke marrë këtë informacion. Nuk është puna a po du me tregu, nuk jam edhe u kry”, ka thënë shkurtimisht Muja.
Në raportin e Dick Martyt, ish-deputeti Shaip Muja ka qenë i apostrofuar si i përfshirë në trafikimin me organe, por edhe organizatat ndërkombëtare që kanë operuar me rendin dhe ligjin në Kosovë dhe janë marrë me hetimin e këtyre pretendimeve, përkatësisht UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk kishin arritur që të gjejnë ndonjë dëshmi të vlefshme për ta ulur Mujën në bankën e të akuzuarit.
Ish-deputeti Shaip Muja ishte i përfshirë më vonë edhe në procesin e njohur si Medikus. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani
Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetë...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vle...
-
Alarm për dronë në aeroportin e Xhenovas në Itali, mbyllet për dy orë
Një alarm për dron u lëshua në Aeroportin e Xhenovës mbrëmjen e djeshme, duke...

































