Sfida Serbi-Zvicër, prestigjiozja spanjolle “AS”: Duel i ngarkuar, me tension e provokime
Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 30 November 2022
Ndeshja Serbi-Zvicër ka marrë sërish vëmendjen maksimale, ashtu si katër vjet më parë. Kjo duke pasur parasysh elementin shqiptar brenda skuadrës helvete, çka e intrigon përtej përmasës sportive si sfidë. Është prestigjiozja spanjolle që shkruan për këtë përballje.
“Ndeshja Serbi-Zvicër, që do të luhet të premten në orën 20:00 do të jetë një duel i ngarkuar me më shumë sesa thjesht tension sportiv. Rezultati do të sqarojë se cila skuadër do ta shoqërojë Brazilin në 16-she të Kupës së Botës në Katar si përfaqësues të grupit F.
Një përballje vendimtare, por që shkon më shumë se thjesht rezultati. Katër vjet më parë përplasja mes Serbisë dhe Zvicrës u zhvillua në xhiron e dytë dhe u parapri nga një tension shumë i lartë politik.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, yje të kombëtares së Zvicrës, kanë origjinë shqiptare nga Kosova. Dhe si për ironi të fatit, të dy ata shënuan dhe i dhanë fitoren Zvicrës, duke bërë edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve.
Tani në Katar ky duel sheh të tjera skenarë. Ishte Serbia e para që provokoi me një foto e hartës që përfshinte brenda edhe Kosovën. FIFA ka hapur hetim, por që nuk ndikon në uljen e tensioneve.
Shaqiri është në dyshim për shkak të një dëmtimi, por është Xhaka kapiten, shto edhe një nip të familjes Jashari në stol. Sa i përket anës sportive, Zvicrës i mjafton barazimi, Serbisë i duhet patjetër fitorja”, – përfundon artikullin e saj spanjollja “AS”.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...
-
Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në ...
-
Dy ditë nga vra*sja e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj ende në arrati
Kanë kaluar 48 orë nga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, por Al...
-
Qeveria nesër mban mbledhje, nuk dihet rendi i ditës
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën. Sipas njof...
-
Zemaj i thotë Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Al...
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë,...































