Lajme

Severodonjecku po shndërrohet në një Mariupol të dytë

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 15 June 2022

Një ndër qytetet më të industrializuara të rajonit të Luhanskut po përballet me sulmin e ashpër të artilerisë ruse. Ushtria ruse po përpiqet të marrë kontrollin e plotë të qytetit, pasi ka zbrapsur ukrainasit nga pjesa qendrore.

Rusët kanë rrethuar ukrainasit në uzinën kimike të qytetit, në vendstrehimet e të cilëve ndodhen po ashtu me qindra civilë.

Mëngjesin e kësaj të Mërkure, skadoi afati i vendosur nga Moska që ushtarët ukrainas aty të dorëzohen.

-Advertisement-

Rusët ofruan hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve që ndodhen në vendstrehimet e uzinës, por ushtria ukrainase refuzoi me predha artilerie këtë ultimatum.

Në vendstrehime ndodhen rreth 500 civilë, përfshirë edhe 40 fëmijë.

Bombardimet e ashpra nuk janë ndalur këto 24 orë, jo vetëm në Luhansk, por edhe në Donjeckun fqinj, të dyja rajone ku separatistët kanë shpallur pavarësinë nga Ukraina, e ku ushtria ruse pretendon se ka shkuar për t’i ndihmuar kundër ukrainasve.

Janë bërë tashmë 4 muaj që banorët në lindje të vendit përballen çdo ditë me një situatë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera