Sërish inspektim në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 03 November 2022
Shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku ndodhi rrahja ndaj të moshuarës nga infermieret e këtij institucioni, po vazhdon të vizitohet sërish nga inspektorë.
RTV Dukagjinit, raporton se e moshuara është duke marrë sërish trajtim mjekësor.
Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës, është thënë se po përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri infermiereve që ushtruan dhunë fizike ndaj të moshuarës e cila ishte strehuar në atë institucion.
Pas publikimit të video-incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarve, Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten e tre nëntorit pritet të parashtrojë kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tri infermiereve që dyshohen për sulm fizik ndaj së moshuarës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Prokuroria e shtetit ka ndaluar tre persona, të njëjtit janë në ndalim dhe janë duke u zhvilluar hetimet në drejtim të veprave penale për çka edhe janë kualifikuar që kanë kryer në rastin e së moshuarës dhe tre persona janë në ndalim 48-orësh. Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë do të paraqesë kërkesë gjatë ditës për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikqi.
Po ashtu, Nikqi ka mohuar se është liruar infermierja e cila ka xhiruar sulmin ndaj së moshuarës.
“Mos i merrni si kredibile disa ëwebfaqe të cilat operojnë në rrjete sociale”, ka thënë ai.
Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës, janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe infermieren e cila shihet në video teksa ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së moshuar.
Pas publikimit të këtyre pamjeve, familjarët e së moshuarës kanë shkuar në vendin ku qëndronte viktima dhe e kanë tërhequr atë nga ajo qendër.
Ndërkaq, familjarët e së moshuarës kanë thënë se kanë vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj, por që nuk kanë dyshuar se ato mund të kenë qenë të shkaktuara nga punëtorët e qendrës, të cilët e kishin për obligim të kujdeseshin për të.
Lidhur me rastin ka pasur reagime të shumta nga liderë shtetërorë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar disa orë para pamjeve që tregonin një grua teksa goditej nga një infermiere në një qendër për të moshuar.
Kurti i ka cilësuar si të tmerrshme pamjet e publikuara në media. Ai ka thënë se me të marrë vesh lajmin, institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar ai.
Presidenca e Republikës së Kosovës ka thënë se akti i së mërkurës ndaj së moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, akt të cilin Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm.
Përmes një deklarate, Zyra e Presidentes ka ftuar organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet.
“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, ka shkruar Presidenca.

Të tjera
-
Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje
Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit t...
-
Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për trafiki...
-
Qeveria kalimtare s’i kalon Abdixhikut: PDK dhe AAK e refuzojnë me mirësjellje, kërkojnë qeveri të ish-opozitës
Vetëvendosja nuk ka numra për të zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuven...
-
Analistët: Vazhdimi i seancave çdo 48 orë, është absurd
Moskonstituimi i Kuvendit konsiderohet dështim i klasës politike. Sipas ish-g...
-
Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Varshavë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është...
-
“Hendeku është i madh”- Abrashi tregon pse nuk ka ofertë bashkëpunimi me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV2...
-
I dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së dërgohet në mbajtje për 48 orë
Gjatë ditës së sotme është arrestuari personi me iniciale B.K., në Podujevë, ...
-
Test nervash: Provoni ta dëgjoni Fitore Pacollin se pse duhet të votohet fshehtë Albulena Haxhiu
Ky nuk është lajm, por një testim nervash qytetarëve nga Fitore Pacolli në RT...
-
Dakaj: Opozita s’ka guxim, po e lë Kurtin të gabojë, por s’po e bënë vetë betejën
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë guxon poli...
-
Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë
Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave t...
-
Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar...
-
Këshilltari i Konjufcës e quan “hajvan”, Muharremi: A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar?
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar këshilltarit të ish-kryekuvendarit, G...