Sport

Serie A në përkrahje të grave

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 24 November 2018

Lojtarët dhe trajnerët e Serie A-së do të zbresin në fushë gjatë këtij vikendi me një shenjë të kuqe në fytyrat e tyre në kampanjën për ta luftuar dhunën ndaj grave.

Ky është viti i dytë i kësaj iniciative, ku filloi po ashtu në rrjetet sociale gjatë javës së kaluar.

Lojtarët publikuan fotografi me gratë dhe partneret e tyre, grat me buzë të kuqe dhe lojtarët faqet e bëra me shenjë të buzëkuqit të njëjtë.

-Advertisement-

Problemi i dhunës ndaj grave është duke u bërë një emergjencë në Itali, me dy incidente shokuese gjatë kësaj jave.

Një njeriu e vuri në flakë shtëpinë e ish-gruas së tij, kështu duke e mbytur djalin e tyre 11-vjeçar.

Ndërsa një tjetër burrë italian shkoi deri në Spanjë për t’i hedhur acid në fytyrë ish të dashurës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera