Serbia mbushë Kosovën me mall
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 27 February 2018
Vetëm 25 milionë euro produkte “Made in Kosova” janë eksportuar për një muaj, ndërsa janë importuar hiq më pakë se 195 milionë euro mallra nga Serbia, Kina, Gjermania e Turqia.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 36.0 për qind në muajin janar 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, shkruan Infokusi.
“Eksporti i mallrave në muajin janar 2018 kishte vlerën 24.5 milionë Euro, ndërsa importi 195.0 milionë Euro, që është një rritje prej 14.3 për qind për eksport dhe një rritje prej 32.8 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas të dhënave të këtij institucioni, nga Kosova vazhdojnë të eksportohen më së shumti mbetje metalike që përbëjnë gati gjysmën e eksporteve të vendit. Ndërkaq, 11.5 për qind të eksportit e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.4 për qind e përbëjnë produktet minerale; e në përqindje më të vogël e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.
Pjesa më e madhe e këtyre produkteve shitet në vendet e rajonit, anëtare të marrëveshjes së CEFTA-s. Derisa eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6.3 milionë Euro, ose rreth 25.8 për qind e eksporteve të përgjithshme, në muajin janar 2018, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 9.7 milionë Euro, ose 39.6 për qind të eksporteve të përgjithshme.
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 19.5 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.6 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.5 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani…”, thuhet në raport. E më së shumti Kosova vazhdon të importoi nga Serbia, shkruan Infokusi.
“Importet nga vendet e CEFTA-s në muajin janar 2018 arritën në 53.4 milionë Euro, ose 27.4 të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 44.0 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (15.9 për qind), Shqipëria (4.8 për qind), Maqedonia (4.0 për qind) dhe B&H (2.4 për qind)”.
Ndërkaq, Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 83.0 milionë Euro, ose 42.5 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 30.1 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (9.9 për qind), Italia (5.3 për qind), Rumania (4.9 për qind), Greqia (3.2 për qind), etj. Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 58.5 milionë Euro, ose 30.0 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.8 për qind) dhe Turqia (8.3 për qind)./Infokusi/

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































