Sanksionet amerikane rrëzojnë bursat ruse
Autori: Gazeta inFokus
17:16 | 09 April 2018
Indekset në bursën ruse kanë shënuar rënie prej rreth 10 për qind, pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane kundër oligarkëve rusë dhe zyrtarëve të kompanive të tyre.
Kjo paraqet një goditje serioze ndaj ekonomisë ruse.
Indeksi RTS në Moskë që kryesisht përdor dollarin, shënoi rënie për 11,5 për qind rreth orës 12.15 sipas kohës së Evropës qendrore, ndërsa Miceks, që kryesisht përdorë rublën, shënoi rënie 9,2 për qind. Po ashtu, është goditur edhe rubla ruse, e cila sot ra në nivelin më të ulët në disa nga vitet e fundit.
Qeveria ruse njoftoi se do të mbështesë kompanitë e goditura nga sanksionet e reja amerikane.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të premten e kaluar sanksione të reja ndaj shtatë oligarkëve rusë dhe 17 zyrtarëve shtetërorë rusë, si dhe firmave të tyre, për shkak të “veprimtarive të dëmshme”.
Nën sanksione janë edhe Andrej Skoq, deputet në Dumën ruse, Sulejman Kerimov, anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Vladimir Bogdanov, drejtor i përgjithshëm i kompanisë së naftës Surgutneftegaz dhe të tjerë.
Në mesin e firmave ndaj të cilave janë vendosur sanksione gjendet edhe Rosoboroneksport për eksportin e pajisjeve ushtarake dhe banka ruse, e cila është pronare e kësaj firme.

T� tjera
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...































